Tajlande – Bangkok & Phuket
►25 Nëntor – 2 Dhjetor €2599/person
Fluturimet:
25 Nentor
Tirana – Istanbul 20:30 – 00:20
Istanbul – Bangkok 01:40 – 15:05 (26 nentor)
2 Dhjetor
Phuket – Istanbul 22:25 – 05:30 (3 dhjetor)
Istanbul – Tirana 08:10 – 07:50
Vizitohet: Bangkok, Phuket, Phi-Phi Islands
Itinerari
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë e 30 minuta përpara fluturimit.
Fluturimi Tiranë – Bangkok me tranzit Stambollin.
Mbërritja në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangkokut në orën 15:30 të datës 26 Nëntor.
Pas procedurave të doganës dhe marrjes së bagazheve, nisja drejt hotelit me autobus privat.
Check in dhe pushim në hotel.
Në mbrëmje, përjetimi i parë i qytetit me Tuk Tuk Midnight Food Tour, një eksperiencë autentike në rrugët e Bangkokut ku vizitohen zonat më të famshme të street food dhe provohen specialitete lokale.
Eksperienca vazhdon me ndalesa panoramike në Wat Suthat dhe Giant Swing, ku tempulli i ndriçuar dhe atmosfera e natës krijojnë një pamje unike të Bangkokut.
Mbrëmja përmbyllet me një ndalesë në një bar lokal të fshehur, me pamje të Giant Swing, për një pije relaksuese dhe atmosferë autentike Thai.
Kthimi në hotel.
(Vaktet e përfshira në këtë ditë: Darka)
Konsumimi i mëngjesit në hotel.
Nisja për vizitë në monumentin më të rëndësishëm të vendit Grand Palace, si dhe Tempullin e Budës së Smeraldit.
Vazhdimi i vizitës në Wat Pho, ku ndodhet Buda i Shtrirë, si dhe në Wat Trimitr, i njohur për Budën më të madhe prej ari në botë.
Pas drekës në një restorant lokal, vazhdimi drejt Wat Arun, Tempulli i Agimit, një nga simbolet më ikonike të Bangkokut.
Pasdite, shëtitje me varkë tradicionale në kanalet e Thonburi (Klong tour), ku shihet jeta lokale buzë lumit Chao Phraya.
Kohë e lirë për aktivitete individuale.
Kthimi dhe fjetja në hotel.
(Vaktet e përfshira në këtë ditë: Mëngjes & Drekë)
Pas mëngjesit në hotel do te nisemi për ekskursion ditor në Damnoen Saduak Floating Market dhe Maeklong Railway Market, dy nga përvojat më ikonike të Tajlandës.
Në Floating Market do të shohim tregtarët vendas që shesin fruta tropikale, ushqime tradicionale dhe produkte artizanale nga varkat e tyre, duke krijuar një atmosferë unike. Ndërsa në Maeklong Railway Market, përjetojmë momentin spektakolar kur tregu “hapet dhe mbyllet” brenda pak sekondash për kalimin e trenit, një eksperiencë shumë e veçantë.
Gjatë vizitës do të realizojmë edhe një shëtitje me varkë në kanalet tradicionale të zonës, duke zbuluar jetën rurale tajlandeze larg ritmit të qytetit.
Kthimi në Bangkok pasdite.
Në mbrëmje, lundrim me darkë në lumin Chao Phraya, ku do të admirojmë Bangkokun e ndriçuar ndërsa shijojmë një darkë të pasur në bord.
Fjetja në hotel.
(Vaktet e përfshira në këtë ditë: Mëngjes & Darka në anije)
Konsumimi i mëngjesit në hotel dhe check-out.
Transferimi drejt aeroportit për fluturimin e brendshëm Bangkok – Phuket.
Mbërritja në Phuket dhe transferimi drejt hotelit.
Pasdite e lirë për relaks pranë pishinës ose plazhit të hotelit në Phuket, ose për eksplorime individuale sipas dëshirës.
(Vaktet e përfshira në këtë ditë: Mëngjesi)
Pas mëngjesit në hotel, nisja për një ekskursion të plotë ditor drejt Phi Phi Islands me speedboat, një nga përvojat më të kërkuara dhe më të fotografuara në Tajlandë.
Gjatë udhëtimit do të eksplorohen disa nga ishujt më të bukur të Tajlandës, përfshirë Maya Bay, e famshme nga filmi “The Beach”, Monkey Beach dhe Phi Phi Ley Cove, me ndalesa për foto, not dhe relaks në ujërat kristal të Andaman Sea.
Dreka do të shërbehet në Tonsai Bay, me pamje panoramike mbi detin dhe shkëmbinjtë karakteristikë të zonës.
Në vijim, vazhdimi drejt Bamboo Island, ku do të keni kohë të lirë për plazh, not dhe relaks.
Kthimi në Phuket pasdite dhe fjetje në hotel.
(Vaktet e përfshira në këtë ditë: Mëngjes & Drekë)
Pas mëngjesit në hotel, nisja për një eksperiencë të veçantë në Phuket Elephant Sanctuary, ku do të njiheni nga afër me elefantët e rehabilituar në një ambient të sigurt dhe etik.
Gjatë vizitës do të mësoni historitë e tyre, do t’i vëzhgoni në habitatin natyror dhe do të vizitoni edhe spitalin e parë për elefantë në Phuket. Eksperienca përfshin gjithashtu një drekë vegjetariane buffet në platformën panoramike Tree Top Observation Deck.
Pas drekës, vazhdimi me tur panoramik në qytetin e vjetër të Phuket me Tuk Tuk tradicional.
Do të vizitojmë Thai Hua Museum, një nga muzetë më të rëndësishëm të qytetit që prezanton historinë dhe trashëgiminë kulturore të Phuketit.
Më pas, do të ndalojmë në Khao Rang Hill Viewpoint, një nga pikat më panoramike të ishullit, që ofron pamje spektakolare mbi qytetin e Phuket, bregdetin dhe ishujt përreth.
Kthimi dhe fjetja në hotel.
(Vaktet e përfshira në këtë ditë: Mëngjes & Drekë vegjetariane buffet)
Konsumimi i mëngjesit në hotel.
Dita do të jetë e lirë për relaks pranë pishinës ose plazhit të hotelit, si dhe për shopping apo blerje suveniresh.
Transfera pasdite rreth orës 18:00 drejt aeroportit të Phuketit.
Procedurat e check-in dhe nisja me fluturimin Phuket – Tiranë në orën 22:30 me tranzit Stambollin. Mbërritje në Tiranë në orën 07:50 të mëngjesit të datës 3 Dhjetor.
Fund i shërbimit tonë.
(Vaktet e përfshira në këtë ditë: Mëngjesi)
Në pagesë përfshihen
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
- Bagazhe dore 8 kg + valixhe 20 kg
- Akomodim 3 netë në Bangkok
- Akomodimi 3 netë në Phuket
- Guida lokale gjatë aktiviteteve
- Fluturimi i brendshëm Bangkok-Phuket
- Bileta e avionit Tiranë-Bangkok; Phuket-Tiranë
- Transferat dhe shëtitjet me transport privat
- Vaktet sipas itinerarit (drekë/darkë)
- Ekskursionet/aktivitetet kryesore sipas programit
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
- Shpenzimet personale
- Bakshishet per guiden dhe shoferin
KU DO TË AKOMODOHENI
Bangkok – Rembrandt Hotel & Suites (3 netë)
Vendodhja: Sukhumvit
Hotel modern në zemër të qytetit, me akses të shpejtë drejt atraksioneve kryesore dhe facilitete komode për relaks pas eksplorimit.
https://www.rembrandtbkk.com/
Phuket – Centara Kata Resort (3 netë)
Vendodhja: Kata Beach
Resort tropikal pranë plazhit, ideal për relaks, pishina dhe atmosferë të qetë mes gjelbërimit.
https://www.centarahotelsresorts.com/centara/cka
REKOMANDIME PRAKTIKE
• adaptor universal
• krem dielli
• këpucë komode për ecje
• rroba të lehta dhe praktike
• rroba rezervë për ekskursionet detare
• powerbank
• repelent kundër mushkonjave.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
2599 €














