► TETOR: 17-20
► FESTAT E NENTORIT: 28 NENTOR – 01 DHJETOR
► HOTEL 3 OSE 4* €209 BB (me mëngjes)
Dita e parë
Nisja nga Tirana në orën 03:00. Vazhdimi i udhetimit tone ne drejtim te doganes se Morines. Kalojme nga Prishtina per tu nisur drejt Shkupit, gjate rruges, pushime per kafe. Mberritja ne Shkup, pushim per dreke. Nisemi ne drejtim te Bullgarise me disa pushime pergjate rruges. Mberrijme ne Sofje ku do te behet dhe akomodimi ne hotel. Akomodohemi ne hotel. Mbremje e lire.
Dita e dytë
Mengjesi ne hotel. Vizite ne Monumentet Kryesore te qytetit: Fillon nga Hotel Sheraton, Katedralja Shen Nedelia, Statuja St. Sofia, Kisha St. Petka Samardjiska, Sinagoga Hebraike e Sofjes, Tregu Qendror, Presidenca, Sheshi Battenberg, Kisha Ruse, Parlamenti, Monumenti i Mbretit Clirimtar, Kisha St. Sofia, Katedralja Alexander Nevski dhe Crypt. Pasdreke nisja per në Bukuresht. Ndalesa të shkurtra gjate rruges. Akomodohemi ne hotel ne Bukuresht.
Dita e tretë
Mengjesi ne Hotel. Vizite panoramike e Bukureshtit.
-Vizitojme Manastirin Snagov, ku mendohet se eshte varrosur Vlad Tepes, i njohur si Dracula.
-Me pas i drejtohemi qendres se qytetit te Bukureshtit ku vizitohen: Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Sheshi Revolucionit, dhe Ndertesa e Parlamentit.
-Vizite ne qytetin e vjeter te Bukureshtit; Oborri dhe Kisha Princely. Vizite dhe ne Memorialin e Rillindjes i cili eshte ndertuar ne perkujtim te viktimave ne betejat e Revolucionit Rumun të vitit 1989 që përmbysi komunizmin.
-Shetitje tek Pedonalja e famshme Lipscani e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit, Kohe e lire per te konsumuar dreke.
-Pasdite, vizite tek Piata Uniri me shatervanet – qendra tregtare me te njejtin emer Uniri Shopping Mall.
Qendrim i lirë.
OPSIONALE: HYRJE NE QENDREN THERME SPA BUKURESHT PASDITE. ( 30 EURO PERSONI – TRANSFERTA ME AUTOBUS E PERFSHIRE ).
Kthimi ne hotel ne mbremje.
Dita e katërt
Mengjesi ne Hotel. Nisja per ne Tirane ne mengjes heret. Gjate rrugës pushime të shkurtra.
Mberritja ne Tirane ne mbremje vone.
Te perfshira ne cmim
- Mëngjesi
- Transporti sipas programit
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Akomodim në hotel
Te PAPERFSHIRA ne cmim
- Darka
- Dreka dhe pijet gjatë vakteve
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.