ARLOARLO
Forgot password?

Dubai-Abu Dhabi-Maldive

BED AND BREAKFAST
ZBRITJE 11% PER TE GJITHA REZERVIMET E DERI ME 14 SHKURT PER PERIUDHEN NGA: 14/02/2525 NE: 14/02/2525

Dubai-Abu Dhabi-Maldive

Available Rooms

No Rooms Found
Hotel
Abu Dhabi
Alanya
11/11-20/11 Off

PROGRAMI ME FLUTURIM NE ABU DHABI 10 DITE/9 NET

Dita e Parë: Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes.  Fluturimi Direkt Tiranë – Abu Dhabi.  Nisja nga Tirana në orën 12:55 – Mbrritja në Abu Dhabi në orën 20:50. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Në Mbrëmje, në orën 21.00, Transferta në Aeroportin e Abu Dhabit.

Dita e Tretë: Fluturimi direkt Abu Dhabi – Maldive . Nisja nga Abu Dhabi në orën 00:55 – Mbrritja në Maldive në orën 07.10. Transferta për në Resort me Speed Boat. All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

Dita e Katërt: All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

Dita e Pestë: All Inclusive dhe Fjetje në Resort. Transferta për në Aeroport me Speed Boat. Fluturimi Maldive – Dubai – Tiranë . Nisja nga Maldive në orën 23.45.

Dita e Gjashtë: Transferta për në Aeroport me Speed Boat. Fluturimi Maldive – Abu Dhabi. Nisja nga Maldive në orën 08.05. Mbrritje në Abu Dhabi në orën 12.40. Transferimi në Dubai.

(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.
(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet – Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.

Dita e Tetë: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshihet: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Nëntë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për Shopping dhe Ekskursione Opsionale.

Dita e Dhjetë: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Abu Dhabit. Fluturimi direkt Abu Dhabi  – Tiranë . Nisja nga Abu Dhabi në orën 11:45 – Mbrritja ne Tirane 15:35.

Çmimi përfshin:

• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel në Dubai dhe në Maldive dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Dubai me Mëngjeset në Hotel.
• Akomodimi në Hotel në Maldive (Malahini Maldive 4*) me All Inclusive në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip në Dubai.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
• Vetëm Bagazh dore sipas kërkesave të Kompanisë ajrore.
Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 89 Euro dhe të gjitha shërbimet Opsionale.
Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Policies of Dubai-Abu Dhabi-Maldive

Amenities of Dubai-Abu Dhabi-Maldive

  • BED AND BREAKFAST

Guest Reviews (0 reviews)

Dubai-Abu Dhabi-Maldive Alanya, Abu Dhabi

Your overall Rating of this property

Booking Number

Pin Code

Title of your review

Your review

What sort of Trip was this?

  • Business
  • Couples
  • Family
  • Friends
  • Solo