Dita e Parë: Nisja nga Tirana me avion për në Venecie Treviso. Nisja më 06.45. Mbrritja në Venecie më 08.25. Vizitë në Monumentet Kryesore të Venecies: Piazza San Marco, Ura Rialto, Palazzo Ducale, Bazilika San Marco etj. Nisja për në Verona. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Veronës: Shtëpia Xhuljetës, Arena Veronës, Piazza Erbe, Arche Scaligere, Via Mazzini, Kulla Lamberti. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë Veronës.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Parkun emadh Gardaland. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Gjithë ditën në Park. Në mbrëmje vonë transferimi për në Verona. Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdimii Udhëtimit për në Milano. Vizitë në Monumentet e Milanos, si: Palazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Transfertë për në Aeroportin e Milanos. Fluturimi për në Tirane. Nisja në orën 23.15. Mbrritja në Tiranë në 01.00.
Në pagesën përfshihen:
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Akomodim në hotel.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Hyrja në Parkun Gardaland, Aquarium dhe Legoland Waterpark.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Nuk është përfshirë Trageti dhe Taksa e Hyrjes në Venecie.
4. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
- Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
- Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
- Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.