►VIZITOHET: BOLOGNIA, MANTOVA, VICENZA, VENECIA, VERONA, SIRMIONE
►21-23 Shkurt 329/person
Nisjet e rradhes
►7-9 Mars 349/person
►22-24 Mars 399/person
Dita e Parë
Nisja nga Tirana me avion për në aeroportin e Bolognias. Nisja më 06.01, mbërritja në aeroportin e Bolognias në orën 08:00
Pas procedurave aeroportuale, do të nisemi drejt qytetit të Bolognia-s.
Eksplorim i qytetit Bologna, në atraksionet kryesore si; Sheshi Maggiore, Piazza Nettuno dhe Fontana del Nettuno, Basilica di San Petronio, Basilica di Santo Stefano, si dhe Kullat Asinelli dhe Garisenda.
Pas vizitave në Bolognia, do të nisemi drejt qytetit Mantova ku do të eksplorojmë qytetin në atraksionet kryesore të tij si Piazza delle Erbe, Fontana del Nettuno, Pallati Dukal, Basilica di Sant’Andrea.
Ndërsa i afrohemi atraksionit historik si Castello di San Giorgio, do të shohim edhe Lago di Mezzo, një nga liqenet më të bukura në Mantova.
Pas qëndirmit të lirë, dhe konsumimt te drekës, do të nisemi drejt Veronës.
Sistemim dhe akomodimi në hotel, mbrëmje e lirë.
Dita e Dytë
Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit do të nisemi drejt Venecias.
Udhëtimi zgjat afersisht 2 orë.
*EXTRA E DETYRUESHME 30 EURO TRANSFERTA PUNTO SABIONE-SAN MARCO*
Pas mbërritjes në Venecia do të kemi mundesinë të shijojmë atmosferën që krijojnë Karnavalet të cilat do të mbahen gjatë këtyre ditëve.
Vizitë në Monumentet Kryesore të Venecies: Piazza San Marco, Ura Rialto, Palazzo Ducale, Bazilika San Marco.
Pas lundrimit dhe eksplorimit të Venecias, nisemi drejt Vicenza-s, një qytet që ndodhet rreth 1.5 orë larg.
Do te vizitojme qendren historike te Vicenza-s, Piazza dei Signori, ku ndodhen Basilica Palladiana dhe Torre Bissara si dhe Teatro Olimpico
Mberritje ne Verona, Akomodim dhe fjetje ne hotel.
Dita e Tretë
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë e monumenteve kryesore të Veronës: Shtëpia Xhuljetës, Arena Veronës, Piazza Erbe, Arche Scaligere, Via Mazzini, Kulla Lamberti.
Pas Verones, vizita e rradhes do te jete në Sirmione, e vendosur në një gadishull të mrekullueshëm në liqenin Garda, i njohur për Kalanë Scaligero, si dhe Grotte di Catullo.
Pas vizites në Sirmione, do të bëhet nisja drejt aeroportit të Verones. Fluturimi në 23:35.
Fund I shërbimit tonë.
POLITIKAT E UDHËTIMIT
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 110 euro.
– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT
Included
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Bileta e avionit vajtje – ardhje.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program
- Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
Not included
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
- Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
- Taksa hyrese ne Venecia €5
- Transferta Punto Sabione-San Marco, 30 euro