ARLOARLO
Forgot password?

KRISHTLINDJE NË PRAGË

ZBRITJE 22% PER TE GJITHA REZERVIMET E DERI ME 10 JANAR PER PERIUDHEN NGA: 10/01/2525 NE: 10/01/2525

KRISHTLINDJE NË PRAGË

Available Rooms

No Rooms Found
Hotel
Czech Republic
Prague
22-25 DHJETOR Off

►22-25 Dhjetor €429/person

Vizitohen: Prage, Kutna Hora, Karlovy Vary

 

Dita e parë:

 

Takimi me shoqëruesin 3 orë përpara në Rinas.
Fluturimi Direkt Tiranë – Pragë. Nisja më 12.10 – Mbërritje në Pragë më 14.10.

Pasi të kemi mbaruar me procedurat aeroportuale do të nisemi për të vizituar kështjellën e Pragës, e cila është edhe kështjella antike më e lashte në botë.
Pas vizitës nisemi për në hotel. Sistemim dhe fjetje në hotel.
Fundi i shërbimit tonë për ditën e parë.

Dita e dytë

Mëngjesi në hotel. Do të vizitojmë qendrën e qytetit të Pragës si dhe vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.

Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Pas vizitave drejtohemi drejt hotelit.
Fundi i shërbimit për ditën e dytë.

Dita e tretë

Mëngjesi në Hotel. Nisje për në Karlovy Vary dhe shëtitje në qytet, ku do te vizitojmë pikat kryesore turistike.
Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë.
Pas shpenzimit të ditës në Karlovy Vary, kthimi për në Pragë.
Fjetje në hotel dhe fundi i shërbimit edhe për ditën e tretë.

 

Dita e katërt

Pas konsumimit të mëngjesit në hotel, nisemi për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Transferimi për në Aeroport. Fluturimi Direkt Pragë – Tira

në. Nisja më 14:45 – Mbrritje në Tiranë më 16:40.

 

POLITIKAT E UDHËTIMIT


Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 110 euro.

– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes 
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

Included

  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program
  • Vizita në Karlovy Vari pa pagesë extra

    Not included

    • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
    • Hyrja në monumente dhe muzeume.
    • Taksa lokale 2 EURO për person/natë
    • Gjithcka e papërmendur me sipër.

Policies of KRISHTLINDJE NË PRAGË

Amenities of KRISHTLINDJE NË PRAGË

Guest Reviews (0 reviews)

KRISHTLINDJE NË PRAGË Prague, Czech Republic

Your overall Rating of this property

Booking Number

Pin Code

Title of your review

Your review

What sort of Trip was this?

  • Business
  • Couples
  • Family
  • Friends
  • Solo