NISJA ne -01.09.2024 5 Dite
CMIMI DUKE NISUR NGA 699 Eur/P
DETAJET E TURIT
Dita e Parë: Fluturimi Tiranë – Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 17.35. Mbrritja në Barcelonë në orën 10.15.
Transferta për në Barcelonëë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Sheshi Espana,
Kodra Monjuik, Stadiumet olimpike, Mirador de Colom, Bulevadi kryesor i Barcelones Las Ramblas, Barceloneta, Marina Olimpike,
Sagrada Famiglia, Camp Nou, Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia.
Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila,
Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më
qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht
do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë
në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Imbarkimi në Kroçieren Costa Toscana.
Nisja në orën 18.30. Darka në Kroçiere.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Ibiza në orën 09.00. Shëtitje opsionale në Ibiza. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 19.00.
Ndalesë në Formentera në orën 19.30. Të lirë. Nisja në orën 21.30. Darka në Kroçiere.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Kroçiere. Gjithë Ditën Relaks në Korçiere. Drekë në Kroçiere. Darka në Kroçiere.
Dita e Pestë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Palermo në orën 08.00. Transferimi në Qytet. Vizitë rreth 3 orë në Monumentet e Qytetit.
Nisja për në Catania. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritja në Catania. Vizitë rreth 3 orë në Monumentet e Qytetit.
Nisja për në Aeroport Fluturimi nga Catania në orën 21:45. Mbrritja në Tiranë në orën 23.10
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me Avion Tiranë – Barcelonë dhe Catania – Tiranë
2. Transfertat me autobus.
3. Shëtitjet me Autobus dhe Shoqërues në Barcelonë, Palermo dhe Catania.
4. Fjetje 1 natë në Hotel në Barcelonë
5. Akomodim 3 net në Kroçieren Costa Toscana.
6. Mëngjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere.
7. Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit dhe Ndalesave në Ibiza.
8. Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko, Sauna dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere.
9. Taksat Portuale.
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet.
3. Ekskursionet që ofron Kroçierja.
4. Bakshishi në Kroçiere dhe Bakshishe të ndryshme
5. Siguracioni Shëndetësor
4. Transfertat me autobus gjatë ndalesave, nga Porti në qytet atje ku është e nevojshme pas Zbritjes nga Kroçierja dhe Shëtitjet Opsionale në Vendet e Zbritjes.
Kujdes:
– Shoqëruesi ynë ofron asistencë gjatë udhëtimit në Kroçiere, shoqërimin në Monumente.
– Në zbritje në Ibiza nuk do ketë Autobus, por do realizohen shëtitjet nga shoqëruesi ynë duke përdorur transportin publik.
– Rekomandohen Bakshishe në Kroçiere €10 për të Rritur dhe €5 për Fëmijë në natë.