DETAJET E TURIT
Dita e Parë:
- Fluturimi direkt Tiranë – Malmo.
- Nisja nga Tirana në orën 19;45.
- Mbrritja në Aeroportin Malmos në orën 22:35.
- Transferimi në Malmo.
- Sistemimi dhe fjetja në hotel.
Dita e Dytë:
- Mëngjesi në hotel.
- Vizitë e Monumenteve Kryesore te Malmos rreth 2 orë.
- Vazhdimi udhëtmit për në Kopenhagen. Udhëtmi zgjat 1 orë.
- Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qëndror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefion, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen.
- Vizita mbyllet në Nyhavn, si dhe në fund tek fabrika Calsberg.
- Vazhdon udhëtimi për në Helsingor, ku është dhe Kështjella në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamleti.
- Ndalesë dhe vizitë rreth 1 orë. Vazhdimi udhëtmit me traget për në Helsinborg.
- Ndalesë dhe Vizitë e shkurtër në Monumentet e Helsingborgut: Bashkia e qytetit, sheshi qendror Stortorget, Kështjella Kärnan. Vazhdon udhëtimi për në Gothenborg.
- Udhëtimi zgjat rreth 3 orë.
- Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:
- Mëngjesi në Hotel.
- Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagjja e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan.
- Vazhdon udhëtimi për në Oslo. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë.
- Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Oslo.
- Vizitë e monumenteve kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm “Frogner”, pista e skive Holmenkollen.
- Sistemimi dhe fjetja në hotel.
Dita e Katërt:
- Mëngjesi në Hotel.
- Nisja për në Orebro.
- Udhëtimi zgjat rreth 4 orë.
- Ndalesë dhe vizitë rreth 2 orë në Orebro.
- Vazhdon udhetimi për në Stockholm.
- Udhëtimi zgjat rreth3 orë.
- Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita e Pestë:
- Mëngjesi në hotel.
- Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit: Pallati Drottingholmen ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij, Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, Qyteti i vjetër si dhe ishulli qëndror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshi qendror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit.
- Transferta për në aeroportin e Stockholm, Skavsta.
- Fluturimi direkt Stockholm – Tiranë.
- Nisja në orën 22.55.
- Mbrritje në orën 01:50.
Në pagesën përfshihen:
2. Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
3. Fjetje 1 natë në Stokholm, 1 natë në Malmo, 1 natë në Oslo 1 natë në Gothenborg.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.
7. Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x20x20cm)cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
* Ne lidhje me hotelin *
1.Hoteli mund te jete ne periferi dhe i thjeshte. (Percaktohet deri ne 48h para udhetimit).
2.Programi i prezantuar ploteson kerkesat ne lidhje me eksplorimin e destinacionit
Nese prioriteti juaj eshte komodditeti ne facilitete , stafi yne do ju paraqese paketen individuale per te njejtin destinacion.