DITA E PARE
Nisja nga Tirana ne mbremje ne oren 23:45 (NISJA KRYHET 1 DITE PERPARA DATES SE UDHETIMIT)
(Nisja nga Durresi ne oren 00:15).
Ndalesa të shkurtra gjate rrugës për në kufirin e Qafe Botes.
Pasi te kalojme ne token Greke ndalesa e pare do te behet ne qytetin turistik te Parges te ndërtuar në qafëmali dhe bregdet ku do te konsumojme dhe dreken. Kohegjatesia e vizites 1 ore e 30 min. Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe ne shetitoren kryesore buze detit. Me pas nisemi drejt ishullit te Lefkades. Akomodimi ne hotel. Kohe e lire per plazh prane hotelit. Darkë e lirë. Pas darkes opsionale party ne anije(E sugjeruar).
DITA E DYTE
Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri. Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Fillon udhëtimi në orën 9:45, vizitojmë bregdetet me famë boterore të Lefkades, Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpions ….dhe shpellen Papanikolis. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme eshte opsionale sipas deshires pasi ka kosto extra prej 35 euro per person dhe mbaron rreth ores 18:00 .Kthimi ne hotel. Darkë e lirë.Qendrim i lire.
DITA E TRETE
Mëngjesi në hotel. Nisja për kthim nga kufiri Kakavisë. Vizite e shkurter ne Janine. Kthimi ne Tirane rreth ores 21:00 ne darke.
Fundi i sherbimit tone.
Sugjerim: NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE.
SHENIM
POLITIKAT E FEMIJEVE
• 0-2.99 VJEC JANË FALAS
• 3-9.99VJEC, NËSE NJE FEMIJE AKOMODOHET NË DHOMË ME 2 TË RRITUR, PËRFITON 50 % ZBRITJE
• MBI 10 VJEC PAGUAN SI I RRITUR
SHENIM
►AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) PAGUAN 75% ME SHUME.
►NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
►PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 7 DITE PARA NISJES.
►PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME NE RAST ANULLIMI NGA KLIENTI.
►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
►NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.
►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER KUSHTET ATMOSFERIKE DHE ZHVILLIMIN E SPORTEVE DIMERORE
► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 2-3 DITË PARA.
►PASAPORTA DUHET TE KETE MINIMALISHT 6 MUAJ VLEFSHMERI NE MOMENTIN QE NISENI NE UDHETIM.
► CMIMET E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
►REZERVIMI I VENDEVE TE PARA NE AUTOBUS, KA NJE KOSTO EKSTRA 15 EURO/PERSON, VENDET E DYTA KANE KOSTO 10 EURO/PERSON, VENDET E TRETA KANE KOSTO 5 EURO/PERSON, VENDET E KATERTA KANE KOSTO 5 EURO/PERSON NDERSA PJESA TJETER E VENDEVE TE AUTOBUSIT NUK MUND TE REZERVOHEN DHE MUND TE MERREN VETEM NE MOMENTIN E NISJES.
►TE DHENAT E NISJES DERGOHEN MINIMALISHT NJE DITE PERPARA UDHETIMIT ME MESAZH NE NUMRIN TUAJ TE KONTAKTIT. (SIGUROHUNI QE NUMRI JUAJ TE JETE I VENDOSUR SAKTE GJATE MOMENTIT TE REZERVIMIT)