ARLOARLO
Forgot password?

PARIS DHE MYNIH

ZBRITJE 26% PER TE GJITHA REZERVIMET E DERI ME 19 PRILL PER PERIUDHEN NGA: 19/04/2424 NE: 19/04/2424

PARIS DHE MYNIH

Available Rooms

No Rooms Found
Hotel
France
Paris
26/04 Off
DETAJET E TURIT

Dita e Parë: Nisja në orën 01:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdimi i udhetimit për në Zagreb. Gjatë pasdites mbërritje në Zagreb. Guidë e shkurtër e Zagrebit. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët për në Ljubljanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubljanë për rreth 2 orë, ku vizitohet Kryeqyteti Slloven me monumentet historike të tij: Sheshi Presheren, kisha katolike e Anunciatës, Teatri i Operas, Parlamenti Slloven dhe Sheshi i Republikes, Katedralja e Shen Nikolles. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Mbërritja në Salzburg. Vizitë e shkurtër për 1h 30′ në Salzburg ku do të shikohen: shtëpia ku është lindur dhe rritur kompozitori i famshëm austriak Mozart, Opera e qytetit të Salzburgut, Teatri i Marionetave, kalimi mbi lumin Salsa me pamjen nga keshtjella e Hohensalzburgut. Nisja për në Mynih. Mbërritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Gjatë paradites, vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: shtëpia e birres ose Hofbrauhausi i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz ku ndodhet bashkia e qytetit, Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë. Nisja në oren 12:30 nga Mynih me autobus për në Paris. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Paris. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Shëtitje në Bulevardin e famshëm të Champs Elysées dhe mundësi për shopping, si dhe vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Tour Eiffel. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Frances. Pasdite vonë, Nisja për në Bourg en Bresse. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Nisja Bourg en Bresse për në Gjenevë, në Zvicër. Shëtitje panoramike, ku vizitohen: Muzeu Arianne, Pallatin e ish Lidhjes së Kombeve, si dhe liqenin e Gjeneves. Vazhdon udhëtimi  për në Milano ku vizitohen: Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Pas vizitës, Vazhdon udhëtimi për në Udine. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Nisja herët në mengjes nga Trieste për në Shqipëri. Fillimisht do të kalojmë nga Sllovenia dhe nëpërmjet pikës kufitare të Jelsane do futemi në Kroaci ku do të kalojmë nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për të pushuar. Mbërritja në Tiranë.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me autobus Tiranë – Zagreb – Mynih – Paris – Milano – Tiranë.
2. Akomodim në hotel: Fjetje 2 netë në Paris, 1 natë në Bourg en Bresse, 1 natë në Zagreb, 1 natë në Mynih dhe 1 natë në Udine.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.

Policies of PARIS DHE MYNIH

Amenities of PARIS DHE MYNIH

Guest Reviews (0 reviews)

PARIS DHE MYNIH Paris, France

Your overall Rating of this property

Booking Number

Pin Code

Title of your review

Your review

What sort of Trip was this?

  • Business
  • Couples
  • Family
  • Friends
  • Solo