DETAJET E TURIT
Dita e parë:
- Fluturimi direkt Tiranë- Madrid. Nisja nga Tirana në orën 17:40.
- Mbrritje në Madrid në orën 21:10. Nisja për në Porto.
- Udhëtimi zgjat rreth 6 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurta gjatë rrugës. Mrritja në Porto.
- Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
- Mëngjesi në Hotel.
- Vizitë e Monumenteve Kryesore të qytetit: Lagjet Ribeira dhe Bolhao, Sample Porto, Ura Dom Luis I, Katedraalja e Portos, Pallati Bolsa, Livraria Lello, Kisha e Shën Francis, etj.
- Fjetje në Hotel
Dita e Tretë:
- Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Lisbonë. Udhëtimi zgjat rreth 3.5 orë.
- Vizitë e Monumenteve Kryesore të Lisbonës, si: Torre de Bolem, Padrao dos Desombrimentos Mosteiro dos Jeronimos.
- Vizitohen lagjet Bairro Alto, lagja qëndrore, monumenti Santa Justa, katedralja e Lisbonës, Stadiumi Estadio da Luz, Kështjella Sao Jorge, Ura 25 Abril, Ura Vasco de Gama, Akuariumi i Lisbonës etj.
- Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
- Mëngjesi në Hotel. Nisja heret për në Madrid. Udhëtimi zgjat rreth 7 orë pa ndalesa.
- Ndalesa të shkurta gjatë rrugës.
- Mrritja në Madrid.
- Vizitë e Monumenteve Kryesore të Madridit, si: Plaza de Toros, aty ku është një nga arenat e Torreadorëve, Parkun El Retiro, Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon.
- Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë:
- Mëngjesi në Hotel.
- Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një kështjelle të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme.
- Vizita mbaron me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabeu.
- Nisja për në Aeroportin e Madridit. Fluturimi direkt Madrid – Tiranë.
- Nisja nga Madrid në orën 21:55.
- Mbrritja në Tiranë në orën 01:10.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Madrid – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 4 net, Fjetje 2 netë në Porto, 1 natë në Lisbone, 1 nate në Madrid.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x30x20cm). (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.