Datat e udhëtimit:
18-20 Tetor
15-17 Nëntor
Hotel 3*, €119/person (Me Mëngjes)
Festat e Nëntorit 28-30 Nëntor €129/person
DITA E PARE
Udhetim ne Selanik, Greqi.
– Nisja nga Tirana në orën 5:00
– Nisja nga Elbasani në orën 05:30
– Nisja nga Durrësi në orën 04:20 (Pagesë extra 5 euro/personi)
(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhen minimalisht 9 persona pjesemarres, ne te kundert duhet kryer me transport individual)
Pushime gjate rruges. Akomodimi ne hotel.
Pasdite shetitje ne qender te qytetit per te vizituar Kullen e Bardhe, Sheshin Aristotel, Rotonda dhe atraksione te tjera te Selanikut. Fjetja ne Hotel.
DITA E DYTE
Mengjesi ne hotel. Fillojne vizitat e atraksioneve kryesore te Selanikut, nje qytet qe daton qe ne vitin 315 para Krishtit dhe qe ka marre emrin nga motra e Aleksandrit te Madh. Vizitohen Sheshi Aristotelus, Kisha e Sh. Dhimitrit dhe Forumi Romak qe ne shekulline dyte pas Krishtit, Harku i Galerios i cili ka qene Perandor deri ne 311 si dhe Mausoleumi i tij, zona Tsimiski dhe Kulla e Bardhë ku keni mundesine te shijoni kafen tuaj buze detit ose ne nje prej anijeve qe vozisin pergjate bregdetit me pamje nga gjithe qyteti. Pasditja per Shopping ne nje nga qendrat tregetare me te medha, Cosmos. Darka opsionale ne Selanik.
DITA E TRETE
Mengjesi ne Hotel. Nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalesë ne qytetin Kastoria i cili shtrihet ne brigjet e liqenit Orestiadha dhe qe dallohet per kishat Bizantine si edhe per prodhimet e lekures te cilat mund ti gjeni ne dyqanet e ndryshme brenda ne qytet. Ndalese per rreth 2 ore ne qytet per te shijuar kafe buze liqenit. Vazhdon udhetimi drejt kufirit te Kapshtices dhe drejt Pogradecit ku mund te qendroni per te shijuar dreken. Nisja dhe mbrritja në Tirane ne mbremje.
Në çmim përfshihet:
– Transporti me automjet komod.
– Akomodimi në hotel.
– Mëngjesi.
– Guida shoqëruese.