ARLOARLO
Forgot password?

Stamboll 4 dite

BED AND BREAKFAST
ZBRITJE 28% PER TE GJITHA REZERVIMET E DERI ME 10 JANAR PER PERIUDHEN NGA: 10/01/2525 NE: 10/01/2525

Stamboll 4 dite

Available Rooms

No Rooms Found
Hotel
4 star
Turqi
Stamboll
28/11-01/12 Off

28 Nentor-1 Dhjetor – €319/person

Akomodim në Vatan Asur Hotel

Tiranë-Stamboll 08:30-11:10
Stamboll-Tiranë 23:25-00:10

DITA E PARË

Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit.
Fluturimi direkt për në Stamboll.
Mbërritja në Stamboll.

Vazhdimi i udhëtimit në drejtim të Istanbul Akuarium.

Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër me te medhenjte në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.
Hyrja 30 Euro

Pas vizitës, kthimi dhe akomodimi në Hotel ne Stamboll (Prane zones historike)
Darka e lirë nën sugjerimin e guidës.

DITA E DYTË

Mëngjesi në Hotel.

Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carshi.
Pazari i Vjetër Kapali Carshi ne Stamboll është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.(OBJEKT TURISTIK)
Hyrja Falas

Pas vizitës në pazar, nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Sheshi Sulltan Ahmet ku vizitojme Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërtimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt “Pallati i Ri” (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
Hyrja 55 Euro

Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I në Stamboll. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
Hyrja Falas

Vazhdon Vizita në Shën Sofise – Hagia Sofia
Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shen Sofise, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
Hyrja 25 euro
Qendrim i lire.
Kthimi në Hotel.
Në mbrëmje, nisja me autobuz për shëtitje në Bosfor gjatë natës Turkish Show, Darkë me Pije jo alkolike pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.
Hyrja 35 Euro – Qëndrimi 3 orë.
Kthimi në Hotel.

DITA E TRETË

Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Muzeun Historik Panorama 1453.
Hyrja 25 Euro
Nisja me autobus për në Dolma Bahce.
Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth 1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.
(Vizite Panoramike)
Nisja për në Kabatas, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim me anije për 1.5 – 2 orë në varësi të moti ne Stamboll, në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Hyrja 10 Euro – Lundrim rreth 2.5 orë. (Pjesemarrje e detyruar). Pas xhiros me anije do të vazhdojmë vizitën në lagjen më të famshme të stambollit e njohur si Lagjia Balat, ku do te shohim ndertesat dhe rrugicat shumngjyreshe. Me pas vazhdojme drejt Kishes Katedrale Patriarkale te Shën Gjergjit e cila është katedralja kryesore ortodokse në Stamboll.
Vazhdon vizita në Qendrën e Stambollit, në Sheshin TaksimSheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
Kthimi në Hotel.

DITA E KATËRT

Mëngjesi në Hotel.
Nisemi drejt Kodrës Camlica.
Kodra Çamlıca ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268 m mbi nivelin e detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe grykës së Bririt të Artë. Kur moti ne Stamboll eshte i ngrohte dhe pa re nga ketu merrni nje pamje spektakolare te qytetit. Kodra është një atraksion i njohur për vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane. Vizite ne xhamine Camlica e ndertuar nga Presidenti Erdogan me financat e tij sin je shenje falenderimi perkundrejt popullit te Stambollit.
Hyrja e lirë
Pas vizitës në Camlica do të keni mundësinë të ndaloni në një dyqan me ëmbëlsira tradicionale turke për të provuar shijet e ndryshme të tyre.

Transferta në drejtim të Aeroportit.

Rrugës ndalojmë në Qendren 212 per shopping.

Mberritja në aeroport dhe flluturimi direkt për në Tiranë.

Fundi i shërbimit tonë.

Kujdes:
Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.

 

Te perfshira ne cmim: 

  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program
  • Bagazhe te plota 20 kg

Te paperfshira ne cmim:

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithcka e papërmendur me sipër.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

 

Policies of Stamboll 4 dite

Amenities of Stamboll 4 dite

  • AIR CONDITIONING
  • BED AND BREAKFAST
  • COFFEE
  • ELEVATOR IN BUILDING
  • FRIDGE
  • ROOM SERVICE
  • SECURE VAULT
  • TELEVISION
  • WI_FI

Guest Reviews (0 reviews)

Stamboll 4 dite Stamboll, Turqi

Your overall Rating of this property

Booking Number

Pin Code

Title of your review

Your review

What sort of Trip was this?

  • Business
  • Couples
  • Family
  • Friends
  • Solo