ARLOARLO
Forgot password?

Tur dhe Plazh në Siçili

ZBRITJE 19% PER TE GJITHA REZERVIMET E DERI ME 19 SHTATOR PER PERIUDHEN NGA: 19/09/2424 NE: 19/09/2424

Tur dhe Plazh në Siçili

Available Rooms

No Rooms Found
Hotel
Itali
Sicily
19/09/2024 Off
Detajet e turit

Dita e Parë: Fluturimi Tiranë – Catania. Nisja nga Tirana në orën 06.20. Mberritja në Catania në orën 07.55. Vazhdimi Udhetimit për në Taormina. Vizitë në Taormina: Piazza Duomo ,Kisha San Giusepe,Palazzo Carvaja  Corso Umberto, Piazza IX Aprile, Katedralja San Nicola, Kisha Madonna della Rocca. Vazhdimi Udhëtimit për në Messina. Vizitë e Monumenteve të qytetit: Katedralja Messinës, Piazza Duomo, Kulla Këmbanës, Kisha Annunziata dei Catalani, Zona Falcata, Fontana di Nettune, Kisha e Krishtit Mbret. Vazhdimi Udhëtimit për në Cefalu. Vizitë në Cafalu: Katedralja Cefalu, La Rocca, Lungomare. Vazhdon Udhëtimi për në Palermo. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjes në Hotel. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit në Palermo: Piazza Belini , Piazza Pretoria , Chiesa San Katerina, Pallati Norman, Kisha San Giovanni, Katedralja Palermo, Teatri Massimo. Nisja për në Erice. Vizitohet Fshati  karakteristik dhe Kalaja. Vazhdimi Udhëtimit për në Trapani. Vizitë në Trapani: Kulla Ligny, Katedraljae Trapanit, Fontana Saturn, Kisha e Purgatorio. Vazhdimi Udhëtimit për në Marsala. Vizitë në Marsala: Catedralja Marsala , Porta Garibaldi, Piazza della Republica, Palazzo VII Aprile, Kisha e Purgatorio, Lungomare. Vazhdon Udhëtimi për në Agrigento. Vizitë në Agrigento: Rruga Atenea, Castello di Agrigento, Teatro Pirandelo .Pallati Episcopal, Katedralja San Gerlando. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjes në Hotel. Nisja për në Ragusa. Vizitë në Ragusa: Katedralja San Giorgio. Vazhdimi Udhëtimit për në Modica. Vizitë në Modica: Corso Umberto me Kishat Kalaja Modica, Pizzo Belvedere, Teatri Garibaldi, Pallati Mercedari. Vazhdon Udhëtimi për në Noto. Vizitë në Noto: Katedralja San Nicola, Kisha Santa Chiara, Palazzo Nicolaci, Fontana d’Ercole. Vazhdon Udhëtimi për në Syracuse. Vizitë në Syracuse: Qyteti Vjetër apo Ishulli Ortigia, Tempulli Apollo, Castello Maniace, Fontana Arethusa, Piazza Duomo, Fontana Diana. Transferimi për në Catania. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt:  Mëngjesi në Hotel.. Vizitë e Monumenteve kryesore në Catania: Piazza del Duomo, Katedralja e Catanias, Via Etnea, Piazza Dell Univerista, Porta Garibaldi, Via Crociferi me 4 Kishat, Kalaja Ursino. Transferimi për në Aeroportin e Catanias. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për Plazh. Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për Plazh. Transferimi për në Aeroportin e Catanias. Nisja nga Catania në orën  21:50 . Mbrritja në Tiranë në orën 23.15.

Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Policies of Tur dhe Plazh në Siçili

Amenities of Tur dhe Plazh në Siçili

Guest Reviews (0 reviews)

Tur dhe Plazh në Siçili Sicily, Itali

Your overall Rating of this property

Booking Number

Pin Code

Title of your review

Your review

What sort of Trip was this?

  • Business
  • Couples
  • Family
  • Friends
  • Solo