DETAJET E TURIT
- Nisja: 19-10-2023
- Nisja: 26-11-2023
Dita e Parë :
- Fluturimi direkt Tiranë – Eindhoven.
- Nisja në orën 06:05.
- Mbrritja në Eindhoven në orën 08:55.
- Transferimi me Autobus në Utrecht.
- Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit.
- Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam.
- Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
- Mëngjesi në Hotel.
- Vizitë panoramike e qytetit.
- Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna.
- Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17.
- Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.
Dita e Tretë:
- Mëngjesi në Hotel.
- Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve.
- Kthimi në Amsterdam.
Dita e Katërt:
- Mëngjesi në Hotel.
- Nisja per në aeroport. Fluturimi me avion direkt në orën 09:30.
- Mbrritja në Tiranë në orën 12:00.
Në pagesë përfshihen:
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.