ARLOARLO
Forgot password?

Udhëtim në Athinë

ZBRITJE 17% PER TE GJITHA REZERVIMET E DERI ME 11 TETOR PER PERIUDHEN NGA: 11/10/2424 NE: 11/10/2424

Udhëtim në Athinë

Available Rooms

No Rooms Found
Apartment
Greqi
17 Tetor Off

Detajet e turit

Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë – Athinë. Nisja në orën 15 .15.Mbrritja në Athine  në orën 17.40.  Transferimi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi ne hotel. Transferimi me Autobus për në Korinth. Ndalesa e parë në Kanalin e Korinthit, që lidh Gjirin e Korinthit dhe Detin Jon me Egjeun. Vazhdon vizita në qytetin e Korinthit Antik, nje zonë e jashtëzakonshme arkeologjike e antikitetit Helen. Gjatë pasdites vizitë e qytetit të ri të Korinthit dhe zona bregdetare e qytetit të Loutrakit, që njihet për burimet termale dhe kazinotë. Pasdite vonë ngjitja në Kodrën Likavitos, nga ku shihet qytetii  Athinës Vizitë panoramike e qytetit: Stadiumi Panathinaikos ose Kalimarmaro, që është vendi ku u zhvilluan lojrat e para moderne olimpike të 1896-es; Kopshti Kombëtar ku gjenden shtatorja e Heroit Kombëtar Karaiskakis dhe Pallati Zappion me kopshtet e tij; Kollonat e tempullit Helen të Zeus-it; Muzeu Akropolis per te vizituar dhe per t’u njohur me teper me kolturen dhe qyteterimin grek ne teresi; Pantheoni ose sic njihet ndryshe Akropolis. Kthimi në Lagjen tradicionale dhe më të vjeter të qytetit, Plaka. Pas dite vazhdon Vizita e Monumenteve të tjera të qytetit: Sheshi Monastiraki, Rruga Tregtare, Ermu,  Sheshi Syntagma ose Sheshi i Kushtetutës i njohur për Pallatin e dikurshëm të Mbretit të Greqisë, sot Parlementi. Mbyllet Vizita me shëtitje panoramike: Bulevardi Panepistimiou, Bulevardi El. Venizelou, Stadiou, Muzeu Arkeologjik, Biblioteka kombëtare,  Sheshi Omonia, etj. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë ose Me Pagesë shtesë:
OPSIONALE:  Kroçiere për të vizituar Ishujt grekë, si Hydra, Egjina dhe Poros, nga ora 08:00 deri në orën 19:30.
– Qëndrimi në ishullin e Hydras – 2 orë;
– Qendrimi në ishullin e Poros – 1 orë;
– Qëndrimi në ishullin e Egjina – 2 orë;
Dreka Bufe në Kroçiere – Program Argëtues Muzikor

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Shetitje ne Athine , Nisja për në Aeroportin e Athinës. Fluturimi direkt Athinë – Tiranë. Nisja në orën 23.15. Mbrritja në Tiranë në orën 23.40.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Policies of Udhëtim në Athinë

Amenities of Udhëtim në Athinë

Guest Reviews (0 reviews)

Udhëtim në Athinë Greqi

Your overall Rating of this property

Booking Number

Pin Code

Title of your review

Your review

What sort of Trip was this?

  • Business
  • Couples
  • Family
  • Friends
  • Solo