ARLOARLO
Forgot password?

UDHËTIM NË BARCELONË

UDHËTIM NË BARCELONË

Available Rooms

No Rooms Found
Apartment
Abu Dhabi
Alanya

DETAJET E TURIT

Dita e Parë:

Fluturimi direkt Tiranë – Barcelonë. Nisja nga Tiranaa në orën 18:50. Mbrritja
në Barcelonë në orën 21:40. Transferimi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të
mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila,
Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça
Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Vazhdohet në lagjen Gotike të Barcelonës, me
Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner. Përfundohet
me Sheshin Placita de la Seu, ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë.

Dita e Tretë:

Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë: Parku i mrekullueshëm Guell, i modeluar nga
Antoni Gaudi, Sagrada Familia, Katedralja e jashtëzakonshme, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të
Barcelonës, Aquariumi i Barcelonës, Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve,
Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit dhe Torre Agbar.  Pasdite, vizitë: Sheshi Espania dhe
Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d’Arts. Shëtitja
vazhdon tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Rruga
tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe
sheshi i mrekullueshëm Reial. Vazhdon vizita: Marina Olimpike me dy kullat më të larta, si Hotel Arts
dhe Mapfre dhe tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së
qytetit. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt:

Mëngjesi në Hotel.
Opsionale: Vizitë në Montserrat, ku ndodhet Manastiri i Montserratit.
Transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë – Tiranë. Nisja nga Barcelona në
orën 22:20. Mbrritja në Tiranë në orën 00:50

 

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Barcelonë – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 25 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume

 

OPSIONALET E TURIT
Vetëm Udhëtimi për në Montserrat kushton 15 euro.Bileta per Te hyre Ne Manastirin e Montserrat kushton 21 euro.
Bileta per Familjen Sagrada kushton 30 euro.
Bileta per te vizituar Parkun Guell kushton 11 euro.
Bileta per te vizituar Stadiumin Camp Nou * eshte me kerkes dhe vlera varet nga dita qe deshironi te
rezervoni. Biletat e Stadiumit behen gjithmon ne sportel me asistencen e guides.

Kujdes:
Te gjitha rezervimet per Biletat e Hyrjeve behen paraprakisht ne momentin e rezervimit te
turit.
Kujdes:
(Oraret e nisjes dhe mberritjes mund te variojn ne baze te orarit te kompanisë ajrore.)
Ne cdo rast programi zbatohet i plotë.

 

Policies of UDHËTIM NË BARCELONË

Amenities of UDHËTIM NË BARCELONË

Guest Reviews (0 reviews)

UDHËTIM NË BARCELONË Alanya, Abu Dhabi

Your overall Rating of this property

Booking Number

Pin Code

Title of your review

Your review

What sort of Trip was this?

  • Business
  • Couples
  • Family
  • Friends
  • Solo