ARLOARLO
Forgot password?

UDHËTIM NË BARCELONË

ZBRITJE 9% PER TE GJITHA REZERVIMET E DERI ME 12 MARS PER PERIUDHEN NGA: 09/03/2424 NE: 12/03/2424

UDHËTIM NË BARCELONË

Available Rooms

No Rooms Found
Hotel
09.03-12.03 Off
                                                                                                                                                                             DETAJET E TURIT
Nisja: 09-03-2024
Nisja: 16-03-2024
Nisja: 23-03-2024

Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë – Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 18:00, Mberritja në Barcelonë në orën 20;50. Transferimi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Vazhdohet në lagjen Gotike të Barcelonës, me Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner. Përfundoihet me Sheshin Placita de la Seu, ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë: Parku i mrekullueshëm Guell, i modeluar nga Antoni Gaudi, Sagrada Familia, Katedralja e jashtëzakonshme, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës, Aquariumi i Barcelonës, Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit dhe Torre Agbar. Pasdite, vizitë: Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d’Arts. Shëtitja vazhdon tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Rruga tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Vazhdon vizita: Marina Olimpike me dy kullat më të larta, si Hotel Arts dhe Mapfre dhe tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel.

Opsionale: Vizitë në Montserrat, ku ndodhet Manastiri i Montserratit.
Transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë – Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 21.30. Mbrritja në Tiranë në orën 00.05.

Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Barcelonë – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20 cm. 
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
OPSIONALET E TURIT 
Vetëm Udhëtimi për në Montserrat kushton 15 euro.
Bileta per Te hyre Ne Manastirin e Montserrat kushton 21 euro.
Bileta per Familjen Sagrada kushton 40 euro.
Bileta per te vizituar Parkun Guell kushton 11 euro.
Bileta per te vizituar Stadiumin Camp Nou eshte me kerkes dhe vlera varet nga dita qe deshironi te rezervoni. Biletat e Stadiumit behen gjithmon ne sportel me asistencen e guides. 
 
Shenim: Te gjitha rezervimet per Biletat e Hyrjeve behen paraprakisht ne momentin e rezervimit te turit.

Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Policies of UDHËTIM NË BARCELONË

Amenities of UDHËTIM NË BARCELONË

Guest Reviews (0 reviews)

UDHËTIM NË BARCELONË

Your overall Rating of this property

Booking Number

Pin Code

Title of your review

Your review

What sort of Trip was this?

  • Business
  • Couples
  • Family
  • Friends
  • Solo