ARLOARLO
Forgot password?

UDHËTIM NË COTE D’AZUR

ZBRITJE 15% PER TE GJITHA REZERVIMET E DERI ME 02 DHJETOR PER PERIUDHEN NGA: 02/12/2323 NE: 02/12/2323

UDHËTIM NË COTE D’AZUR

Available Rooms

No Rooms Found
Apartment
Abu Dhabi
Alanya
15-10 Off

Dita e Parë:

Fluturimi direkt Tiranë – Nisë.

Nisja nga Tirana në orën 13;20.

Mbrritja në Nisë në orën15.30. Transferimi për në Nisë.

Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Dytë:

Mëngjesi në hotel. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i
Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti vjetër, Katedralja e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë,
Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet
lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena.
Nisja për në Monako. Mbërritja në Monte Karlo ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu
Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e
Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos, Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë.

Mëngjesi në Hotel.
– Nisja për në Antibes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Antibes,
Qytezë Port Jahtesh..
– Nisja për në Cannes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Cannes,
Qytezë e Modës dhe Kinemasë.
– Nisja për në Frejus, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Frejus, Qytezë e
kohës së Perandorisë Romake.
– Nisja për në Saint Tropez, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Saint
Tropez, Qytezë e Famshme për Plazhe dhe Rezidenca Luksi.
– Nisja për në Hyeres, Udhëtimi zgjat 1 orë e 15 minuta. Kalim panoramik pa ndalesë në Hyeres,
Qytezë e kohës së Mesjetës
– Nisja për në Toulon, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Toulon,
Qytet Port Ushtarak i Francës.
– Nisja për në Ciotat, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 15 minuta në Ciotat, Qytezë
Port Peshkatarësh.
– Nisja për në Cassis, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Kalim panoramik pa ndalesë në Cassis, Qytezë Port
Peshkatarësh.
– Nisja për në Marsejë, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel

Dita e Katërt:

Mëngjesi në hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të Marsejës: Pika më e lartë
panoramike, simboli i qytetit, Shën Mëria mbrojtëse e Marsejës, Notre Dame de la Garde, Porti i
vjetër dhe në fund Pallati dhe shatërvanet Longshamp. Transferimi për në Aeroportin e Nisës.
Fluturimi Nisë – Tiranë direkt. Nisja nga Nisa në orën 14:45. Mbrritja në Tiranë në orën 16:35.

Kujdes:
Në Udhëtimin e Ditës së Tretë janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë
vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesa, mund të mos bëhen
të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Nisë – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x20x25cm).
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Kujdes:
(Oraret e nisjes dhe mberritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore.)
Ne cdo rast programi zbatohet i plote.

DATAT E NISJEVE:

Nisja: 15-10-2023

Policies of UDHËTIM NË COTE D’AZUR

Amenities of UDHËTIM NË COTE D’AZUR

Guest Reviews (0 reviews)

UDHËTIM NË COTE D’AZUR Alanya, Abu Dhabi

Your overall Rating of this property

Booking Number

Pin Code

Title of your review

Your review

What sort of Trip was this?

  • Business
  • Couples
  • Family
  • Friends
  • Solo