ARLOARLO
Forgot password?

UDHËTIM NË MADRID – BARCELONË

ZBRITJE 16% PER TE GJITHA REZERVIMET E DERI ME 28 NENTOR PER PERIUDHEN NGA: 28/11/2323 NE: 28/11/2323

UDHËTIM NË MADRID – BARCELONË

Available Rooms

No Rooms Found
Apartment
Abu Dhabi
Alanya
16/10/2023 Off

DETAJET E TURIT

Dita e parë:

Fluturimi direkt Tiranë – Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 18:50. Mbrritje në
Barcelonë në orën 21:40. Transferta për në hotel. Sistemimi fjetje në hotel.

Dita e dytë:

Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore të
Barcelonës, si: Sheshi Espana, Kodra Monjuik, Stadiumet olimpike, Mirador de Colom, Bulevadi
kryesor i Barcelonës Las Ramblas, Barceloneta, Marina Olimpike, Sagrada Famiglia, Camp Nou,
Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është
bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të
veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund
të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi
ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të
vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner
ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e
Shën Eulalisë. Nisja për në Saragosa në gjatë pasdites. Mbrritje në Saragosa gjatë mbrëmjes. Fjetje
në Hotel.

Dita e tretë:

Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike të një prej qyteteve më të rëndësishme të
Spanjës. Shëltitjen në këmbë do ta fillojmë nga Parku Makanath, buzë lumit Ebro dhe do kalojmë
lumin nëpërmjet urës monumentale Puente de Piedhra. Vizita e parë do të jetë tek Sheshi Platha del
Pilar ku gjendet edhe Basilika e jashtëzakonshtme e Zonjës sonë Maries nga Pilar si dhe Katedralja
e Salvadorit ne Zaragoza, një nga veprat më spektakolare në Saragosa. Më vonë do të vizitojmë
Muzeun e Fransisko Goja. Më vonë do të dalim tek Paseo de Fernando de Catolico për të shkuar deri
tek Parku kilometrik Grande Jose Antonio Labordeta. Në mesditë do të nisemi për në kryeqytetin e
Spanjës, Madrid. Mbrritje në Madrid. Fillimisht do të shkojmë në sheshin Plaza de Toros, aty ku
është një nga arenat e Torreadorëve. Më pas do të shkojmë në Parkun El Retiro. Sistemimi dhe
Fjetje në hotel.

Dita e katërt:

Mëngjesi në hotel. Vizitë me guidë dhe autobus në qytet. Eksploroni qytetin shumë
faqesh të Madridit, me atraksionet, si: Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha
de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal,
Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një
kështjelle të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga
Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme. Vizita mbaron
me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabeu. Fjetje në hotel.

Dita e pestë:

Mëngjesi në Hottel. Nisja për në Toledo. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë Panoramike
e Monumenteve të Qytetit: Katedralja e Toledos, Fortesa Alcazar, Manastiri Saj Juan de los Reyes,
Puerta Bisagra, Puente de San Martin, Mirador del Valle, Sinagoga Juderia, Muzeu El Greco. Nisja për
në Aeroportin e Madridit. Fluturimi direkt Madrid – Tiranë. Nisja nga Madridi në orën 21:50. Mbrritja
në Tiranë në orën 01:05.

Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Barcelonë dhe Madrid – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 4 net, Fjetje 1 natë në Barcelonë, 1 natë në Saragosa, 2 net në Madrid.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x30x20cm). (Kujdes
– Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
(Oraret e nisjes dhe mberritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore.)
Ne cdo rast programi zbatohet i plote.

Policies of UDHËTIM NË MADRID – BARCELONË

Amenities of UDHËTIM NË MADRID – BARCELONË

Guest Reviews (0 reviews)

UDHËTIM NË MADRID – BARCELONË Alanya, Abu Dhabi

Your overall Rating of this property

Booking Number

Pin Code

Title of your review

Your review

What sort of Trip was this?

  • Business
  • Couples
  • Family
  • Friends
  • Solo