ARLOARLO
Forgot password?

UDHËTIM NË PARIS

ZBRITJE 20% PER TE GJITHA REZERVIMET E DERI ME 28 NENTOR PER PERIUDHEN NGA: 28/11/2323 NE: 28/11/2323

UDHËTIM NË PARIS

Available Rooms

No Rooms Found
Apartment
France
Paris
20/11 Off

DETAJET E TURIT

Dita e Parë:

  • Udhëtimi me avion direkt Tiranë – Paris.
  • Nisja në orën 17:35.
  • Mbrritja në Paris në 20:35.
  • Transferimi për në Hotel.
  • Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë:

  • Mëngjesi në hotel.
  • Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive.
  • Vizite ne Kullen Eiffel.
  • Lundimi me Anije ne Lumin Seine.
  • Transferta per ne Versaje.
  • Vizitë në Pallatin e Versajes dhe kopshtet e saj.
  • Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Tretë:

  • Mëngjesi në Hotel.
  • Nisja per ne Muzeun e Louvrit dhe Vizita.
  • Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Francës.
  • Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Katërt:

  • Mengjesi ne Hotel.
  • Nisja në drejtim të Galerive Lafajetë (Galeries Lafayette). Shopping Promenade.-
  • Nisja në drejtim të lagjes moderne La Défense.
  • Vizitë dhe dreka në Qendrën e madhe tregtare “Les 4 Temps”. Nisja nga La Défense në drejtim të Aeroportit.
  • Fluturimi direkt Paris – Tiranë. Nisja në orën 21:05.
  • Mbrritja në Tiranë në orën 23:35.

Shënim:
Të gjithë Familjarët që do këkojnë Vizitë në Disneyland, Guida jonë në Paris i asiston per ti orjentuar për biletën e hyrjes në Disney.
Biletën dhe transfertat e nevojshme i blejnë vetë.

Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

OPSIONALE:
1. Udhëtimi për në Pallatin e Versajës kushton €15 pp (femija deri ne 10 vjec paguan 7 euro)
2. Bileta për Hyrje në Pallatin e Versajës dhe vizita në Kopshtet e saj kushton €30pp (femija deri ne 10 vjec paguan 15 euro)
3. Bileta për Hyrje në Louvre kushton €20pp (femija deri ne 10 vjec paguan 10 euro)
4. Lundrimi në Lumin Seine është opsional. Pagesa dhe rezervimi bëhet tek guida.

Kujdes:
Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit.

* Ne lidhje me hotelin *

1.Hoteli mund te jete ne periferi dhe i thjeshte. (Percaktohet deri ne 48h para udhetimit).

2.Programi i prezantuar ploteson kerkesat ne lidhje me eksplorimin e destinacionit

Nese prioriteti juaj eshte  komodditeti ne facilitete , stafi yne do ju paraqese paketen individuale per te njejtin destinacion.

Policies of UDHËTIM NË PARIS

Amenities of UDHËTIM NË PARIS

Guest Reviews (0 reviews)

UDHËTIM NË PARIS Paris, France

Your overall Rating of this property

Booking Number

Pin Code

Title of your review

Your review

What sort of Trip was this?

  • Business
  • Couples
  • Family
  • Friends
  • Solo