►28-30 Nëntor €329/person
►29 Nëntor- 1 Dhjetor €329/person
Vizitohet: Venecia, Murano, Burano, Torcelli, Verona
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 06:50- 08:35 Venecia.
Kthimi: Verona 23:35 – 01:15 Tirane.
Dita e Parë
Nisja nga Tirana me avion për në Venecie Treviso. Nisja më 06.45. Mbrritja në Venecie më 08.25. Vizitë në Monumentet Kryesore të Venecies: Piazza San Marco, Ura Rialto, Palazzo Ducale, Bazilika San Marco. Kohë e lirë për të konsumuar drekën si dhe për personat që kanë dëshirëe, mund të kryejnë një shëtitje me gondola në kanalet e Venezias. Pas qëndirmit të lirë, do të nisemi drejt hotelit. Sistemim dhe akomodimi në hotel, mbrëmje e lirë.
Dita e Dytë
Mëngjesi në Hotel. Nisja drejt molit të San Marco nga ku do të marrim anijen për vizita në ishujt Murano, Burano dhe Torcello. Murano është i njohur për prodhimin e qelqit të famshëm venecian, ideal për të parë mjeshtrat e punimit të tij. Burano shquhet për shtëpitë me ngjyra të ndezura dhe traditën e punimit të dantellës ndersa Torcello ofron një atmosferë të qetë me monumente historike, përfshirë kishën antike të Santa Maria Assunta. Kjo shetitje perfundon rreth ores 18:00 dhe ka nje kosto ekstra prej 33 euro/person. Pas ketyre vizitave do te nisemi drejt qyteti te Verones. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mberritje ne Verona, Akomodim dhe fjetje ne hotel.
Dita e Tretë
Mëngjesi në Hotel. Një ditë e plotë në Verona e cila do të fillojë me vizitën në Arenën e Veronës, amfiteatrin romak, ku mund të shijojme arkitekturën e lashtë dhe historinë e tij. Do te vizitojme Piazza delle Erbe, një nga sheshet më të bukura të qytetit, ku mund të shijoni një kafe. Pas një pushimi të shkurtër, do te vizitojmë Shtëpinë e Zhulietës, ku mund të shihni ballkonin e famshëm dhe të shkruani një mesazh dashurie. Pas kësaj, një shëtitje nëpër Via Mazzini, rruga kryesore e pazarit, ku do te keni mundesi edhe për shooping. Vizitojmë gjithashtu urën Ponte Scaligero për një pamje mahnitëse të lumit Adige. Nisja drejt aeroportit te Verones. Fluturimi ne 23:35. Fund I sherbimit tone.
Te perfshira ne cmim:
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Bileta e avionit vajtje – ardhje.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program
- Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
- Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
- Shëtitja në ishujt Murano-Burano-Trocelli 33 EUR/p