DETAJET E TURIT
Dita e Parë:
Fluturimi Direkt për në Vjenë. Nisja më 07.10 – Mbrritje më 08:55. Transfertë nga Aeroporti për në
Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti,
Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën
Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e
meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit.
Shëtitje panoramike 2 orë, Praga natën. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi ne Hotel. Mëngjesi ne Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve
kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare
e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e
Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja
Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet
sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet
kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar
nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel
Dita e Katërt:
Mëngjesi ne Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë.
Shëtitje rreth 2 orë në Karlovy Vary. Nisja për në Budapest. Udhëtimi zgjat rreth 7 orë pa ndalesa.
Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritje në Budapest. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë:
Mëngjesi ne Hotel. Paradite, Shëtitje panoramike në Budapest Transfertë për në
aeroportin e Budapestit. Nisja më 13:30. – Mbrritje më 15:00. Fluturimi për në Shqipëri.
Çmimi përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
(Oraret e nisjes dhe mberritjes mund te variojn ne baze te orarit te kompanis ajrore.)
Ne cdo rast programi zbatohet i plote.