DETAJET E TURIT
Nisja: 27-10-2023
Nisja: 26-11-2023
Dita e Parë:
- Fluturimi direkt me avion Tiranë – Bazel.
- Nisja në orën 11:30. Mbrritja në orën 13,50.
- Nisja për në Basel.
- Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes.
- Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit.
- Sistemimi dhe Fjetje në Hotel në zonën Bazel – Mulhouse.
Dita e Dytë:
- Mëngjesi në hotel.
- Nisja për në Zyrih. Udhëtimi zgjat reth 1.5 orë. Paradite, Vizitë e qytetit, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit.
- Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche.
- Nisja për në Lucernë.
- Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Lucernë njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj.
- Pasdite, vonë Nisja për në drejtim të Bernës. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë, në Bernë, në kryeqytetin Zviceran. Në qytet vizitohet qyteti i vjetër, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO,ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendej shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kulla e sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz.
- Nisja për në Interlaken. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë.
- Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë Interlaken.
Dita e Tretë:
- Mëngjesi në Hotel.
- Intelaken është qytet i bukur, ndërtuar ndërmjet dy liqeneve.
- Vizitohet qyteti i vjetër, duke shkuar në Untenzee, shëtitje në Hauptshtrase dhe tek rruga kryesore Marktshtrase.
- Vizita mbaron tek parku Hohëmatë, zona më e madhe e gjelbëruar në Interlaken. Nisjapër në Lozanë. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Ky konsiderohet si kryeqyteti olimpik botëror dhe ndalesa e parë do të jetë tek muzeu olimpik në zonën e Ushi. Më pas do të vizitohet qyteti i vjetër, pra qyteti mesjatar si dhe katedralja madhështore e qytetit, Cite, Sheshi Ripon, etj.
- Pasdite, Nisja për në Gjenevë. Udhëtmi zgjat rreth 2.5 orë. Vizitë në Gjenevë, që cilësohet si kryqyteti botëror i orave, duke qenë se në këtë qytet janë krijuar markat më të mëdha në botë të orave.
- Ndalesë tek Kopshti anglez, ku shikohet pjesa liqenore e qytetit, Ora prej lulesh. Aty gjendet edhe monumenti që simbolizon bashkimin e Gjenevës me konfederatën. Vazhdon vizita në pjesën e siperme, ku ndodhet qyteti i vjetër. Monumentet më interesante të tij janë Katedralja Kalvinite e Shën Pjetrit, Muri i reformatorëve, Bashkia e qytetit, Muzeu i Armëve Mesjetare. Vazhdon vizita në lumin Ronë, në ishullin e personazhit më të shquar të Gjenevēs, filozofi dhe humanisti Zhan Zhak Ruso, shtatorja e të cilit gjendet në atë ishull.
- Në fund, vizita përfundon tek zona ku gjenden organizatat ndërkombërare dhe do të ndalemi tek Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku gjendet dhe simboli tepër interesant të karriges me tre këmbë.
- Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë Gjenevës.
Dita e Katërt:
- Mëngjesi në hotel.
- Transferta për në Aeroportin e Bazelit.
- Fluturimi direkt me avion Bazel -Tiranë.
- Nisja në orën 14.30. Mbrritja në 16.30.
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bazel – Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus
4. Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20cm.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
(Oraret e nisjes dhe mberritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore.)
Ne cdo rast programi zbatohet i plote.
1.Hoteli mund te jete ne periferi dhe i thjeshte. (Percaktohet deri ne 48h para udhetimit).
2.Programi i prezantuar ploteson kerkesat ne lidhje me eksplorimin e destinacionit
Nese prioriteti juaj eshte komodditeti ne facilitete , stafi yne do ju paraqese paketen individuale per te njejtin destinacion