ARLOARLO
Forgot password?

Activities in Israel

Things to Do

Nje shetitje rreth Izraelit !

1.Jeruzalemi dhe Muri i Lotëve

Nuk mund të shkosh në Izrael e të mos shkelësh në Tokën e Bekuar, Jeruzalemin, që është një nga qytetet dëshmi e plotë e kësaj bashkëjetese ndërfetare. Pikërisht në këtë qytet ndodhen vendet më të shenjta për muslimanët, Kupola e Shkëmbit apo xhamia El Aqsa, e njëkohësisht për besimtarët e krishterë Varri i Shenjtë, ku besohet se është varrosur Jezu Krishti apo Mali i Sakrificës, ku është kryqëzuar Jezusi. Një tjetër atraksion turistik e njëkohësisht një vend shprese për besimtarët mbetet Muri i Lotëve, ku mendohet se është muri i tempullit të vjetër, që shërben si ndarës i Jeruzalemit të vjetër dhe atij të ri. Qyteti shquhet për muzeumet si ai i Yad Vashem, Autoriteti Përkujtimor i Martirëve dhe Heronjve të Holokaustit. Privilegj është vizita në muzeun e Mount Herzl dhe varrezat kombëtare me kopshte të mirëkuruara dhe ku prehen figurat më të larta të shtetit izraelit, si babai i vendit Theodor Herzl apo Golda Meir, kryeministrja e parë femër, izraelite.

2.Tel Aviv- kryeqyteti zyrtar i Izraelit 

 

Të përcaktosh kryeqytetin e Izraelit, është një mision i vështirë, pasi për vetë vendasit konsiderohet Jeruzalemi, ndërkohë që kryeqyteti zyrtar është Tel Avivi, që në hebraisht do të thotë “kodra e pranverës”. I themeluar në 1909 nga 60 familje të Yaffa, ku vihen re edhe shenja nga epoka otomane, zona e vjetër e Tel Aviv-it, me historikun dhe traditat e saj, në 2004 është njohur nga UNESCO si Trashëgimi Kulturore. Tel Avivi dhe Yaffa janë një tjetër destinacion për t’u vizituar. Një shekull histori ka mjaftuar për të ndërtuar një qytet të pagëzuar ndryshe si Miami i Azisë, ku ndjehet shumë ndërthurja e traditës dhe modernes. Në Tel Aviv numërohen të paktën 20 muzeume, ku krahas historisë është treguar kujdes edhe në ekspozimin e zhvillimeve më të fundit të teknologjisë në fushën kompjuterike dhe atë mjekësore. Ky vend njihet për arritje të shpeshta e surprizueze. Shumë programe të njohura që përdoren nga kompanitë si Apple apo Samsung janë të krijuara nga izraelitët.

3.Haifa dhe kopshti Bahai

Qyteti i tretë më i madh në vend, është Haifa, i rrethuar nga bukuria e Mesdheut dhe mali Karmel, ofron një shumëllojshmëri të panoramave të mrekullueshme, bashkë me kopshtin e Bahai-t. Qëndrimi këtu u jep vizitorëve ndjesinë e të qënit pezull në qiell të hapur. 250 mijë banorët e Haifes u përkasin besimeve të ndryshme fetare, Ultra-Ortodoks, Mysliman, Ruze dhe Bahai. E gjithë përditshmëria e këtij qyteti funksionon në bazë të reciprocitetit dhe mirëkuptimit të plotë. Krenaria e qytetit mbetet kopshti Bahai i kompozuar nga 18 tarraca bashkë me kopshtet e saj, që formojnë një të tërë. Planifikimi i kopshtit Bahai filloi në 1987 dhe punimet përfunduan pas 14 vitesh punë intensive. Aktualisht për këtë parajsë tokësore kujdesen rreth 90 vullnetarë.

  1. Deti i Vdekur

Në juglindje të vendit ndodhet mrekullia e radhës, Deti i Vdekur me ngjyrat e tij gati-gati të pabesueshme, kripërat minerale e ujrat termale, të cilët janë padiskutim një nga destinacionet më të parapëlqyera të turisteve nga mbarë bota. Bukuria e natyrës së këtij vendi dhe mikpritja e shtetasve të tij presin t`ju bëjnë të njohur emocionet që fal kontakti me këtë tokë të premtuar e të begatë. Gjithkush atje ju uron Shalom!

5.Eilat

Eilat është një port jugor izraelit dhe qytet turistik në Detin e Kuq, pranë Jordanit. Plazhet e saj janë shënuar për ujërat e tyre të qetë, si Dolphin Reef, ku gjitarët ujorë janë shpesh të ndotur. Njohur për snorkeling dhe zhytjeje, Coral Beach Natyra Rezervë ka nënshkrimin e mbushur me ujë nën ujë në mesin e shkëmbinj nënujorë të mbushur me peshk. Observatori Underwater Underwater pranë Coral Marine Park ka një qendër të vëzhgimit të rrethuar me xham në det të hapur.

Duke u përqëndruar në ujore të rreshtuara në hotel, Plazhi i Veriut është vendi qendror për not, sportet e ujit dhe shëtitjet me varkë. Qendra Ndërkombëtare e Zbulimit dhe Kërkimit përfshin një kënetë të kripur me pika vëzhgimi për shikimin e shpendëve migrues. Në Kopshtin Botanik të Eilat, shtigjet drejtohen nëpër mbjellje me tarraca. Në shkretëtirën e Negevit 30 kilometra në veri, Parku i Luginës së Timnit përmban rrugë ecjeje për minierat e lashta të bakrit dhe formacionin ranor të shtyllave të Solomonit. Rezervati Yotvata Hai-Bar rezervon kafshë të rralla si orizin arab dhe gomar të egër afrikan.

MORE