SKU: N/A Kategori:

Barcelonë

DestinacioniSpanje
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Barcelona është kryeqyteti i Katalonjës dhe një nga qytetet më të bukura dhe më vizituara të Spanjës. E njohur për arkitekturën e saj unike nga Antoni Gaudí, si Sagrada Familia dhe Park Güell, Barcelona ofron një kombinim të mrekullueshëm të kulturës, historisë dhe plazheve mahnitëse. La Rambla, një nga rrugët më të famshme, është e mbushur me jetë, ndërsa lagjja gotike (Barri Gòtic) të magjeps me rrugicat e saj të ngushta dhe historinë mesjetare. Po ashtu, qyteti është i famshëm për jetën e tij të gjallë artistike, gastronominë e pasur dhe ekipin legjendar të futbollit, FC Barcelona.

Itinerari

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin, 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Barcelonë. Nisja në orën 19:30 nga aeroporti i Tiranës. Mbërritja në Barcelonë në orën 22:10, pas mberritjes nisemi drejt hotelit per te kryer akomodimin.

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të nisemi drejt Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit.

Pas kesaj vizite, do të nisemi drejt Parkut Guell hyrja dhe qëndrimi ne park rreth 1 ore – 1 ore e 30 min.
Pas vizites ne Parkun Guell do të shkojmë drejt Barcelonetes ku do te konsumojmë edhe drekën. Vizite dhe qendrim i lire.
Pas dreke do te vazhdojmë drejt Portit te Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit.
Kthimi në hotel. Sistemim edhe akomodim në hotel. Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë në Manastirin e Montserrat.

Mbas vizitës në Montserrat vazhdojmë drejt stadiumi i Camp Nou Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit.Në fund do të shkojmë për të vizituar Bazilikën e mrekullueshme Sagrada Famiglia. Kthim në hotel. Sistemim edhe akomodim në hotel. Fjetje në Hotel.

Shenim: Vizita ne Montserrat eshte opsionale me pagese extra. Per personat qe nuk do e zgjdhin si opsionale do te kene qendrim te lire ne barcelone dhe do te takohen me guiden individualisht ne piken e radhes (Stadiumi i Camp Nou Barcelona).

Mëngjesi në hotel. Nisim udhëtimin drejt kodrës Montjuik ku gjendet Muzeu Kombëtar i Artit Katalan.

Vazhdojmë vizitat në qytetin e vjetër të Barcelonës duke lëvizur në këmbë dhe do shohim Pallatin e Muzikës Katalanase në afërsi të këtij sheshi. Do të vizitojmë Katedralen e Shën Eulalisë, Urën e Peshkopëve, Sheshin San Jaume, si dhe lagjen gotike të Barcelonës. Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do të vizitojmë , Bulevardin Las Ramblas si dhe një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial.
Transfera për në Aeroportin e Barcelonës do të jetë në orën 18:00. Fluturimi direkt Barcelonë – Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 21:00. Mbërritja në Tiranë në orën 23:35. Ketu përfundon shërbimi ynë.

Në pagesë përfshihen

  • Mëngjesi
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Në pagesë nuk përfshihen

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithcka e papërmendur me sipër.
  • Taksa lokale për turistët 1.5/PERSONI/NATE
  • Dreka dhe darka
  • Udhëtimi për në Montserrat
  • Hyrja në Park Guell, Sagrada, Camp Nou, Akuarium

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

439 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme