Bukuresht-Shkup-Sofje

DestinacioniRumani
Dite
Kohëzgjatja2 Ditë
Avion
TransportiAutobus
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

► 06-09 MARS –  €209/PERSON BB (Me mëngjes)

Hotel 3* ose 4* (1 Natë në Sofje, 2 netë në Bukuresht)

Itinerari

► Nisja nga Tirana në orën 03:00.

Vazhdimi i udhetimit tone ne drejtim te doganes se Morines. Kalojme nga Prishtina per tu nisur drejt Shkupit, gjate rruges, pushime per kafe. Mberritja ne Shkup, pushim per dreke. Nisemi ne drejtim te Bullgarise me disa pushime pergjate rruges. Mberrijme ne Sofje ku do te behet dhe akomodimi ne hotel.Akomodohemi ne hotel. Mbremje e lire.

Mengjesi ne hotel. Vizite ne Monumentet Kryesore te qytetit: Fillon nga Hotel Sheraton, Katedralja Shen Nedelia, Statuja St. Sofia, Kisha St. Petka Samardjiska, Sinagoga Hebraike e Sofjes, Tregu Qendror, Presidenca, Sheshi Battenberg, Kisha Ruse, Parlamenti, Monumenti i Mbretit Clirimtar, Kisha St. Sofia, Katedralja Alexander Nevski dhe Crypt. Pasdreke nisja per në Bukuresht. Ndalesa të shkurtra gjate rruges. Akomodohemi ne hotel ne Bukuresht.

Mengjesi ne Hotel. Vizite panoramike e Bukureshtit.
-Vizitojme Manastirin Snagov, ku mendohet se eshte varrosur Vlad Tepes, i njohur si Dracula.
-Me pas i drejtohemi qendres se qytetit te Bukureshtit ku vizitohen: Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Sheshi Revolucionit,  dhe Ndertesa e Parlamentit.
-Vizite ne qytetin e vjeter te Bukureshtit; Oborri dhe Kisha Princely. Vizite dhe ne Memorialin e Rillindjes i cili eshte ndertuar ne perkujtim  te viktimave ne betejat e Revolucionit Rumun të vitit 1989 që përmbysi komunizmin.
-Shetitje tek Pedonalja e famshme Lipscani e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit, Kohe e lire per te konsumuar dreke.
-Pasdite, vizite tek Piata Uniri me shatervanet – qendra tregtare me te njejtin emer Uniri Shopping Mall.
Qendrim i lirë.

OPSIONALE: HYRJE NE QENDREN THERME SPA BUKURESHT PASDITE. ( 30 EURO PERSONI – TRANSFERTA ME AUTOBUS E PERFSHIRE ).

Kthimi ne hotel ne mbremje.

Mengjesi ne Hotel. Nisja per ne Tirane ne mengjes heret. Gjate rrugës pushime të shkurtra.
Mberritja ne Tirane ne mbremje vone.

Në pagesë përfshihen

  • Mëngjesi
  • Transporti sipas programit
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Akomodim në hotel

Në pagesë nuk përfshihen

  • Darka
  • Dreka dhe pijet gjatë vakteve
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Taksa lokale për turistët 1.5/PERSONI/NATE

POLITIKAT E FEMIJEVE

• 0-2.99 VJEC JANË FALAS
• 3-5.99 VJEC PERFITON 35 % ZBRITJE
• MBI 6 VJEC PAGUAN SI I RRITUR

Eksperienca

Disa nga vendet që do vizitoni

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

65 

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme