Dubrovnik-Kotor-Tivat
Zbuloni bukurinë e jashtëzakonshme të Dubrovnikut, qytetit mesjetar që magjeps çdo vizitor me muret historike, rrugicat piktoreske dhe detin e kristaltë. Eksploroni qytetin e vjetër, shëtisni në Stradun, vizitoni Kalatë madhështore dhe shijoni ushqimin e shijshëm mesdhetar. Një përvojë e paharrueshme ju pret!
Dubrovnik – Kotor – Tivat
MARS: 29-30 – €79/person HB
Hotel Lero 4* (Ne qender te Dubrovnikut)
HB – Mengjes + Darke
Itinerari
Nisja:
Nga Tirana – Ora 06:30
Nga Durrësi – Ora 05:45 (Pagesë ekstra: 5€ për person)
(Për realizimin e transfertave nga Durrësi duhen minimalisht 9 persona. Në të kundërt, transporti kryhet individualisht.)
Itinerari:
Kalimi i pikës doganore Murriqan dhe ndalesë për mëngjes.
Vizitë në Kotor, një nga qytetet më të bukura të Malit të Zi:
- Eksplorimi i Qytetit të Vjetër
- Vizitë në Portin e Jahteve
Shëtitje opsionale me anije në Gjirin e Kotorit (7€ për person)
Kohë e lirë për drekë (individuale) në Kotor. Vazhdimi i udhëtimit drejt Dubrovnikut
Akomodimi:
Sistemim në hotel
Konsumimi i darkës
Kohë e lirë për të shfrytëzuar facilitetet e hotelit
Pas mengjesit ne hotel nisemi viziten ne qytetin e vjeter te DUBROVNIKUT. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita perfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin Onofrio, Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit.Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franj Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001. Nisemi drejt qytetit te Tivatit ku do te kemi mundesi te shikojme PORTO MONTENEGRO, nje nga portet me te medha luksoze ne Europe. Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt Shqiptar.
Në pagesë përfshihen
- Akomodimi në hotel me 4*
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Transporti me automjet komod
- Mëngjesi dhe darka
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Hyrja në monumente dhe muzeume.
- Taksa lokale 2 EURO për person/natë
- Dreka
- Taksa e qytetit të Kotorrit 1 EUR/person
- Shëtitja me anije në Kotor 7 Euro/person
Politikat e fëmijëve:
Ne rastin kur një fëmijë akomodohet në një dhomë me 2 të rritur, aplikohet ulja si më poshtë:
• 0-2.99 vjeç falas
• 3-11.99 vjeç 20% zbritje
• Mbi 12 vjeç paguajnë si të rritur
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
79 €