SKU: N/A Kategori:

Hamburg – Hannover – Bremen

DestinacioniGjermani
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Hamburg – Hanover – Bremen: Një Udhëtim Mes Elegancës dhe Historisë Gjermane

Hamburg – Qyteti port më i madh i Gjermanisë të magjeps me kanalet e tij, arkitekturën moderne dhe kulturën e pasur muzikore. Eksploro Speicherstadt, shëtit përgjatë Portit të Hamburgut, vizito Elbphilharmonie dhe shijo një darkë me ushqime deti në Fischmarkt.

Hanover – Kryeqyteti i Saksonisë së Poshtme është një qytet i gjelbër me parqe të bukura dhe histori të pasur. Shëtit nëpër Herrenhausen Gardens, vizito Marktkirche dhe zbulo qytetin e vjetër me rrugët e tij piktoreske.

Bremen – Një qytet përrallor që të çon pas në kohë me arkitekturën e tij mesjetare. Eksploro Sheshin e Tregut, vizito Statujën e Muzikantëve të Bremenit, shëtit në rrugicën historike Schnoorviertel dhe shijo një birrë tradicionale gjermane.

Nisja: 29 Mars 

Itinerari

Fluturimi Direkt Tiranë – Hamburg. Nisja më 06.10 – Mbrritje më 08.50. Nisja për në Bremen. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Bremen. Vizitë në Bremen, ku vizitohen: Katedralja e Bremenit, Sheshi Marktplatz, ku ndodhet Bashkia dhe Parlamenti, Monumentet e Roland dhe Bismarck. Vazhdon vizita në lagjen e vjetër Schnoor, më pas në Rrugën e ngushtë mjaft popullore Boettcherstrasse, Pasdite,
Opsionale: Shëtitje me Anije në Lumin Weser.
Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Hannover. Udhëtimi zgjat 1.5 orë. Mbrritja në Hannover. Vizitë e qytetit Hannover: Vizitohen: Sheshi Marktplatz, ku ndodhen: Bashkia e Vjetër e Qytetit, Kishat Marktkirche dhe Aegidienkirche. Vazhdon me Opera House, Muzeumin August Kestner dhe Bashkine e Re të Qytetit.
Opsionale: Vizitë e Kopshteve Mbretëror Herrenhausen, me 4 Kopshte Lulesh dhe Skulptura.
Opsionale: Vizitë e Muzeumit Shtetëror Lower Saxony, me Vepra Arti dhe Gjallesa nga e gjithë bota.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Hamburg. Udhëtimi zgjat 2 orë. Mbrritja në Hamburg. Vizitë panoramike në Monumentet kryesore të Hamburgut: Stacioni Trenit Hamburg Hauptbahnhof, me 500 mije pasagjerë në ditë, Galeria Artit Kuntshalle, Liqeni vogël Alster dhe Shatërvani Alster, Alster Arcade, Rruga Jungfernstieg, Bashkia, Kishat St Peter dhe St James, Ura Poggenmühlen Bridge dhe Lagja e Magazinave të Famshme Speicherstadt, Hafencity, Kisha St Katerinës dhe Memoriali St Nikolai, Filarmonia e Elbës, Kisha St Michael me Kullën 132 metra të lartë, Urat st Pauli dhe Tuneli i famshëm Elbtunnel.
Opsionale: Vizitë në Miniatur Underland
Opsionale:  Shëtitje 1.5 orë me Anije në mbrëmje për të shijuar ndriçimin e qytetit dhe të lagjes Speicherstadt,
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Paradite Shopping. Transfertë për në aeroportin e Hamburgut. Fluturimi direkt Hamburg – Tiranë. Nisja nga Hamburgu më 16.10 – Mbrritje në Tiranë më 18.40.

Në pagesë përfshihen

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
  •  Akomodim në hotel,
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
  •  Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

KUJDES: Agjensia nuk mban asnjë pergjegjësi në rast se nuk ju lejohet të udhëtoni për arsye te ndryshme, si ekspuls, mosplotësimin e kushteve anti covid ose nëse pashaporta juaj është nën 150 ditë e vlefshme.

 

PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

447 

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme