SKU: N/A Kategori:

Korcë – Voskopojë

DestinacioniKorçë
Dite
Kohëzgjatja2 Ditë
Avion
TransportiAutobus
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Korca është një qytet i bukur në juglindje të Shqipërisë, i njohur për kulturën e pasur dhe traditat e tij. I vendosur në një vend malor, Korça është e famshme për peizazhet e saj mahnitëse, klimën e butë dhe gatimet tradicionale si pite dhe byrek. Qyteti ka një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, ku mund të vizitoni kisha të vjetra, muze dhe dyqane artizanale. Pjesë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, Korça është një destinacion ideal për ata që kërkojnë një udhëtim të paharrueshëm.

►Hotel Kocibelli 4* POOL & SPA (Qender te Korces) €55/personi BB

Darke me mbremje festive muzike live ne Restorant O2 Boutique / ( ekstra 25 eur personi)

BB – Me mengjes

Itinerari

Nisja nga Tirana ne oren 06:00.
►Nisja nga Durresi ne oren 05:15. (Pagesë extra 5 euro/personi)
►Nisja nga Elbasani ne oren 06:30
(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhen minimalisht 9 persona pjesemarres, ne te kundert duhet kryer me transport individual)

Vazhdim i udhetimit tone drejt Parkut Natyror ne Drilon me nje ndalese gjate rruges per pushim dhe kafe. Vizite ne Tushemisht tek “Teto Ollga”.  Opsionale lundrim me varke ne Drilon. Vazhdimi i udhetimit per ne Korce. Dreka e lire me gatime tradicionale ne tavernat e zones. Akomodimi ne hotel. Nisim vizitat ne pikat kryesore te qytetit: Bulevardi, Katedralja, Pazari i Vjeter, Mesonjtorja e Pare, etj.

Konsumimi i darkes nen sugjerimin e guides, ne nje nga restorantet me te mira ne Korce, O2 Boutique.

Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt Voskopojes qe ka qene një qëndër e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe artit, plot prosperitet, njohu ritmin e tregëtisë së kohës me qendra të tjera të rëndësishme të Shqipërisë, Ballkanit dhe më tej. Tregëtia me perëndimin dhe lindjen, si një udhëkryq ku takoheshin kulturat e kohës, i dha zhvillim të gjithanshëm qytetit.Vizitojme disa nga kishat qe kane mbetur ne kete fshat. Konsumimi i drekes ne nje prej restoranteve te zones, ku do te shijojme gatimet tradicionale te zones ( Lakrori me dy peta ).

Pas drekes nisja drejt Tiranes me nje ndalese te shkurter gjate rruges.

Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.

Në pagesë përfshihen

  • Mëngjesi
  • Transporti sipas programit
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Akomodimi ne Hotel 4* ( Ne qender te Korces )

Në pagesë nuk përfshihen

  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Politikat e fëmijëve:

Ne rastin kur një fëmijë akomodohet në një dhomë me 2 të rritur, aplikohet ulja si më poshtë:
• 0-2.99 vjeç falas
• 3-11.99 vjeç 20% zbritje
• Mbi 12 vjeç paguajnë si të rritur

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

55 

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme