Kryeqytetet Skandinave
Kryeqytetet Skandinave: Magjia e Veriut
Kopenhaga (Danimarkë) – Një qytet me arkitekturë magjepsëse, kanale piktoreske dhe një atmosferë moderne. Vizitoni Tivoli Gardens, shëtisni në Nyhavn dhe eksploroni Pallatin Amalienborg.
Stokholmi (Suedi) – I ndërtuar mbi 14 ishuj, ky qytet ofron një kombinim unik të historisë dhe dizajnit skandinav. Mos humbisni Gamla Stan, Muzeun Vasa dhe ABBA Museum.
Oslo (Norvegji) – Një kryeqytet i rrethuar nga natyra madhështore. Shijoni Parkun e Skulpturave Vigeland, vizitoni Muzeun e Anijeve Vikinge dhe shëtisni përgjatë Aker Brygge.
Helsinki (Finlandë) – Një perlë moderne me frymëzim nordik. Eksploroni Katedralen e Helsinkit, shijoni dizajnin skandinav dhe pushoni në saunat tradicionale.
TURI I DATES 18/03 intenerari do te jete si me poshte:
Itinerari
Mëngjesi në hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore te Malmos rreth 2 orë. Vazhdimi udhëtmit për në Kopenhagen. Udhëtmi zgjat 1 orë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qëndror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefion, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vizita mbyllet në Nyhavn, si dhe në fund tek fabrika Calsberg. Vazhdon udhëtimi për në Helsingor, ku është dhe Kështjella në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamleti. Ndalesë dhe vizitë rreth 1 orë. Vazhdimi udhëtmit me traget për në Helsinborg. Ndalesë dhe Vizitë e shkurtër në Monumentet e Helsingborgut: Bashkia e qytetit, sheshi qendror Stortorget, Kështjella Kärnan. Vazhdon udhëtimi për në Gothenborg. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagjja e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Vazhdon udhëtimi për në Oslo. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Oslo. Vizitë e monumenteve kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm “Frogner”, pista e skive Holmenkollen. Sistemimi dhe fjetja në hotel.
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Orebro. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 2 orë në Orebro. Vazhdon udhetimi për në Stockholm. Udhëtimi zgjat rreth3 orë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit: Pallati Drottingholmen ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij, Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, Qyteti i vjetër si dhe ishulli qëndror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshi qendror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Transferta për në aeroportin e Stockholm, Skavsta. Fluturimi direkt Stockholm – Tiranë. Nisja në orën 21.15. Mbrritje në orën 00:10.
Në pagesë përfshihen
-
Bileta Vajtje me Avion Direkt Tiranë – Malmo dhe Kthimi me avion Stockholm – Tiranë.
-
Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
-
Fjetje 1 natë në Stokholm, 1 natë në Malmo, 1 natë në Oslo 1 natë në Gothenborg.
-
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
-
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.
-
Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x20x20cm)cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
523 €