SKU: N/A Kategori:

Madrid & Barcelonë

DestinacioniSpanjë
Dite
Kohëzgjatja5 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Madrid & Barcelonë – Dy Zemrat e Spanjës, Një Eksperiencë Unike

Madrid – Kryeqyteti i Spanjës të mirëpret me sheshe madhështore, muze të klasit botëror dhe një atmosferë plot jetë. Vizito Muzeun Prado, shëtit në Parque del Retiro, eksploro Plaza Mayor dhe shijo një darkë tradicionale me tapas në tregun Mercado de San Miguel.

 Barcelona – Kryeqyteti katalanas të magjeps me arkitekturën e mrekullueshme të Gaudí-t, plazhet e bukura dhe atmosferën e saj mesdhetare. Eksploro Sagrada Familia, shëtit në La Rambla, relaksohu në Park Güell dhe shijo një pjatë të shijshme paella buzë detit.

Nisja: 29-04-2025

Itinerari

Fluturimi direkt Tiranë – Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 19.35. Mbrritje në Barcelonë në orën 22:20. Transferta për në hotel. Sistemimi fjetje në hotel.

Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Sheshi Espana, Kodra Monjuik, Stadiumet olimpike, Mirador de Colom, Bulevadi kryesor i Barcelones Las Ramblas,  Barceloneta, Marina Olimpike, Sagrada Famiglia, Camp Nou, Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Nisja për në Saragosa në gjatë pasdites. Mbrritje në Saragosa gjatë mbrëmjes. Fjetje në Hotel.

 Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike të një prej qyteteve më të rëndësishme të Spanjës. Shëltitjen në këmbë do ta fillojmë nga Parku Makanath, buzë lumit Ebro dhe do kalojmë lumin nëpërmjet urës monumentale Puente de Piedhra. Vizita e parë do të jetë tek Sheshi Platha del Pilar ku gjendet edhe Basilika e jashtëzakonshtme e Zonjës sonë Maries nga Pilar si dhe Katedralja e Salvadorit ne Zaragoza, një nga veprat më spektakolare në Saragosa. Më vonë do të vizitojmë Muzeun e Fransisko Goja. Më vonë do të dalim tek Paseo de Fernando de Catolico për të shkuar deri tek Parku kilometrik Grande Jose Antonio Labordeta. Në mesditë do të nisemi për në kryeqytetin e Spanjës, Madrid. Mbrritje në Madrid. Fillimisht do të shkojmë në sheshin Plaza de Toros, aty ku është një nga arenat e Torreadorëve. Më pas do të shkojmë në Parkun El Retiro.  Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Mëngjesi në hotel. Vizitë me guidë dhe autobus në qytet. Eksploroni qytetin shumë faqesh të Madridit, me atraksionet, si: Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një kështjelle të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabeu. Fjetje në hotel.

Mëngjesi në Hottel. Nisja për në Toledo. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë Panoramike e Monumenteve të Qytetit: Katedralja e Toledos, Fortesa Alcazar, Manastiri Saj Juan de los Reyes, Puerta Bisagra, Puente de San Martin, Mirador del Valle, Sinagoga Juderia, Muzeu El Greco. Nisja për në Aeroportin e Madridit. Fluturimi direkt Madrid – Tiranë. Nisja nga Madridi në orën 20:10. Mbrritja në Tiranë në orën 23:20.

Në pagesë përfshihen

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Barcelonë dhe Madrid – Tiranë.
  •  Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
  •  Akomodim në hotel për 4 net, Fjetje 1 natë në Barcelonë, 1 natë në Saragosa, 2 net në Madrid.
  •  Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  •  Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  •  Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x30x20cm). (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  •  Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

533 

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme