SKU: N/A Kategori:

Madrid – Malaga – Valencia

DestinacioniSpanjë
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Madrid – Malaga – Valencia: Udhëtimi Juaj në Zemër të Spanjës

Madrid – Kryeqyteti i Spanjës, një kombinim i historisë dhe modernitetit. Vizitoni Pallatin Mbretëror, shëtisni në Plaza Mayor dhe shijoni artin në muzeun Prado.
Malaga – Qyteti i Diellit dhe porti i Costa del Sol. Eksploroni Alcazaba, vizitoni Muzeun Picasso dhe pushoni në plazhet e mrekullueshme mesdhetare.
Valencia – Kryeqyteti i Paellës dhe inovacionit. Shijoni L’Oceanogràfic, shëtisni në qytetin e vjetër dhe provoni kuzhinën tradicionale në një nga restorantet bregdetare.

Nisja: 30-03-2025

Itinerari

Fluturimi direkt Tiranë – Valencia. Nisja nga Tirana në orën 17.20. Mbërritje në Valencia në orën 20:25. Transferta për në Madrid. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë pa ndalesa. Mbrritje pas mesante ne Madrid. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Mëngjesi në hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Madridit, si: Plaza de Toros, aty ku është një nga arenat e Torreadorëve, Parkun El Retiro, Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një kështjelle të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabeu. Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Cordoba. Udhëtimi zgjat rreth 4.5 orë pa ndalesa. Pushime të shkurta gjatë ushëtimit. Në Cordoba vizitohen: Kështjella Alcazar, Xhamia. e filluar si xhami dhe e shndërruar ne kishë, tregu i vjetër. Vazhdon udhëtimi për në Sevillle. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë pa ndalesa. Vizitë në Seville rreth 2 orë, ku vizitohen: Univeristeti, Fabrika e vjetër e Duhanit, Plaza de Espana, Kulla e Artë, Ura Isabel II, Katedralja e Sevijlle. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Malaga. Udhëtimi zgjat rreth 2.5 orë. Mbrritje në Malaga. Malaga është kryeqyteti i Costa del Sol dhe vendlindja e piktorit të famshëm Pikaso. Vizitohen rrugicat karakteristike, kopshtet dhe bulevardet, Katedralja e quajtur La Mankita dhe keshtjella me muret rrethues. Nisja për në Granada. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë e shkurtërnë Granada, ku vizitohet: Pallati i Alhambrës, Alcazaba, Kopshtet Generalife. Vazhdon udhëtimi për në Alicante. Udhëtmi zgjat rreth 4 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë udhëtmit. Mbrritje në Alicante. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Valencia. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Valencias, si: Platha de la Reina, Palathio de Kongresos, Planetarium, Muzeu i Shkencave, etj. Nisja për në Aeroport Fluturimi direkt Valencia – Tiranë. Nisja nga Valencia në orën 20:55. Mbërritja në Tiranë në orën 23.35.

Në pagesë përfshihen

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion.
  •  Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
  •  Akomodim në hotel për 4 net, Fjetje 2 net në Madrid, 1 natë në Sevilje dhe 1 natë Alicante.
  •  Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  •  Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  •  Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x20x25cm) cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  •  Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

456 

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme