Mynih – Shtutgart – Nuremberg
Mynih – Shtutgart – Nuremberg: Zemra e Bavarisë dhe Baden-Vyrtembergut
Mynih (München) – Kryeqyteti i Bavarisë të mirëpret me historinë e tij mbresëlënëse, birrën e famshme dhe arkitekturën madhështore. Vizito Marienplatz, eksploro Pallatin Nymphenburg, shijo një litër birrë në Hofbräuhaus dhe përjeto atmosferën unike të Oktoberfest (nëse viziton në sezonin e duhur).
Shtutgarti (Stuttgart) – I njohur për industrinë automobilistike dhe parqet e bukura, ky qytet të fton të vizitosh Muzeun Mercedes-Benz dhe Muzeun Porsche. Shëtit në Schlossplatz, zbulo Pallatin e Ri dhe shijo verërat e rajonit në kodrat përreth qytetit.
Nuremberg (Nürnberg) – Një qytet mesjetar plot histori dhe kulturë. Eksploro Kështjellën e Nurembergut, shëtit në qytetin e vjetër me rrugët e tij piktoreske dhe shijo Lebkuchen (biskotat tradicionale të xhenxhefilit). Mos humb vizitën në Dokumentationszentrum, që ndriçon historinë e periudhës naziste.
Nisja: 4 Prill
Itinerari
Mëngjesi në hotel. Nisja për në Nuremberg. Udhëtimi zgjat 3 orë. Mbrritja në Nuremberg. Vizitë e qytetit Nuremberg rreth 4 orë: Vizitohen: Kështjella Kaiserburg, Kisha Sebaldus, Shatërvani Schöner Brunnen, etj. Nisja për në Mynih. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Mynih. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Monumentet kryesore të Mynihut, si: Sheshi Marienplatz, Bashkia e Qytetit, Viktualienmarkt, Kisha Frauenkirsche, Shtëpia e famshme e Birrës Hofbrauhaus, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, më i madhi në Gjermani. Vazhdon vizita në Selinë e BMW dhe Muzeun përkatës. Vizitë në Sheshin Olimpik, kulla Olimpike 210 metra e lartë. Më pas shkohet në rezidencën verore te Mbretërve Bavarezë, Pallati i Nymphenburg. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në aeroportin e Mynihut. Fluturimi direkt Mynih – Tiranë. Nisja nga Mynih më 18.25 – Mbrritje në Tiranë më 20.20.
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
- Akomodim në hotel,
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
KUJDES: Agjensia nuk mban asnjë pergjegjësi në rast se nuk ju lejohet të udhëtoni për arsye te ndryshme, si ekspuls, mosplotësimin e kushteve anti covid ose nëse pashaporta juaj është nën 150 ditë e vlefshme.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
341 €