Napoli, Sorrento, Salerno
Napoli, Sorrento, Salerno – Perlat e Mesdheut
- Napoli – Qyteti i historisë dhe pasionit, i njohur për Vezuvin, Pompei-n dhe picën autentike napolitane. Një kombinim magjepsës i kulturës, arkitekturës dhe detit.
- Sorrento – Një destinacion romantik me pamje mahnitëse nga Gjiri i Napolit, limona të famshëm dhe rrugë të bukura për shëtitje. Porta hyrëse për në Ishujt Capri dhe Amalfi.
- Salerno – Një qytet i qetë bregdetar, me histori të lashtë dhe një shëtitore panoramike buzë detit. Portë drejt bregdetit të Amalfisë dhe e njohur për atmosferën mikpritëse.
Itinerari
Fluturimi nga Tirana për në Bari. Nisja në orën 06.50. Mbrritja në Bari në orën 07.50. Transferta për në Napoli. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. Mbrritja në Napoli. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Transferta për në port ne Sorrento . Nisja me traget për në Ishullin Kapri. Shëtitje panoramike në Ishull, ku vizitohen: Vila Jovis, Kisha Santa Maria, Fari, Vila San Mikele, Kisha e San Michele Arcangelo. Kthimi me traget në Sorrento. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Bazilika Sant Antonio etj.
Nisja për në Positano me Anije. Shëtitje në Positano, ku vizitohen: Kisha Santa Maria Assunta dhe Porti.
Nisja per ne Amalfi me Anije. Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj.
Nisja për në Salerno me Anije. Mbrritja në Salerno.
Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Kështjella Arecchi, Katedralja Salernos, Kopshtet Minerva, Katedralja Salernos, Shëtitorja, etj.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel.
Transferta për në Aeroportin e Barit. Fluturimi Bari – Tiranë. Nisja nga Bari në orën 18.10. Mbrritja në Tiranë në orën 19.05
Në pagesë përfshihen
- Fluturimi me avion Tiranë – Bari – Tiranë
- Udhëtimi me traget Sorrento – Kapri.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Akomodim në Hotel, 1 natë në Salerno, 1 natë në Sorrento dhe 1 natë në Napoli
- Mëngjeset në Hotele.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
4. Në Program ka dhe Udhëtim me Anije. Nëse Kushtet e Motit nuk e lejojnë, mund te mos realizohet dhe nuk ka kthim pagesash.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
319 € – 353 €