SKU: N/A Kategori:

Paris & Disneyland

DestinacioniFrance
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Paris: Paris, kryeqyteti i Francës, është një destinacion i njohur botëror për artin, historinë, dhe kulturën. Me monumente ikonike si Kulla Eiffel, Muzeu i Luvrit dhe Katedralja Notre-Dame, qyteti ofron një eksperiencë të pasur për vizitorët. Udhëtarët mund të shijojnë shëtitje në sheshet historike, dyqanet luksoze dhe restorantet elegante.

Disneyland Paris: Disneyland Paris është një park i jashtëzakonshëm i temave që ndodhet në rajonin e Parisit. Ky park magjik ofron atraksione për të gjitha moshat, duke përfshirë takime me personazhe të Disney-t, shpërthime emocionuese dhe shfaqje të pabesueshme. Është një destinacion i preferuar për familje dhe adhuruesit e filmave të Disney-t.

Më Datë 7 Prill Fluturimi është me Ryan Air
Tiranë 09.05 Paris 11.50
Paris 13.15 Tiranë 15.45

Itinerari

Udhëtimi me avion direkt Tiranë – Paris. Nisja në orën 06:55. Mbrritja në Paris në 09:50.  Vizitë Panoramike e Qytetit, Galerite Lafajet ,Kopshti i Luksemburgut, Opera Garnier , Champs – Elysees, Kopshti  I Panteonit. Pasdreke Vizitë në lagjen Moderne te Parisit, La Defense. Transferimi për në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në hotel. Nisja ne drejtim te Kulles Eiffel, Vizitë ne Kullën Eiffel  ne katin e dyte, Shetitja me anije ne Lumin Seine. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Concorde, Assemblee Nationale, Pallati i Invalideve, Varri i  Napoleonit. Vizitë në Muzeun e Luvrit.  Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Mëngjesi në Hotel.  Nisja ne Drejtim te Parkut te madh te Disneyland Paris ,ku vizitohen te dy  parqet e parkut . E gjithe dita i përkushtohet Parkut te madh te Disneyland Paris. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Aeroport . Fluturimi direkt Paris – Tiranë. Nisja  në orën 10:05 . Mbrritja në Tiranë në orën 12.40.

Në pagesë përfshihen

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Akomodim në hotel për 3 netë.
  • Hyrja në Parkun Disneyland.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  •  Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm.

(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  •  Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Lundrimi me Anije
  • Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Shënim: Hoteli ku kryhet akomodimi për të gjithë grupet është ibis Orly Chevilly

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
 
OPSIONALE
Bileta për Hyrjen në Muzeun Louvre kushton €25 . Rezervimi për Biletat bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit. Çmimet e Biletave mund të ndryshojnë.
Lundrimi në Lumin Seine eshte opsional dhe pagesa dhe rezervimi bëhet tek guida.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

469 537 

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme