Prage
Praga – Perla e Artë e Evropës
Praga, kryeqyteti i Republikës Çeke, është një nga qytetet më të bukura dhe historike të Evropës. E njohur si “Qyteti i Njëqind Kullave”, ajo është e mbushur me arkitekturë mahnitëse, rrugë me kalldrëm dhe një atmosferë magjike që të kthen pas në kohë.
Qendra historike e Pragës është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe përfshin atraksione të famshme si Ura e Karlit, një nga urat më ikonike në botë, Sheshi i Qytetit të Vjetër, i cili stoliset me Orën Astronomike mesjetare, si dhe Kalaja e Pragës, një nga komplekset më të mëdha të kalave në botë.
Praga është gjithashtu e njohur për kulturën e saj të pasur, birrat tradicionale çeke dhe jetën e gjallë artistike. Me një kombinim të arkitekturës gotike, baroke dhe moderne, qyteti ofron një përvojë unike për çdo vizitor.
Qoftë duke shëtitur nëpër rrugët e saj të mbushura me histori, duke eksploruar galeritë e saj të artit apo duke shijuar një darkë tradicionale çeke, Praga është një destinacion që mbetet gjatë në kujtesën e çdo udhëtari.
Itinerari
Fluturimi Direkt Tiranë – Pragë. Nisja më 14.25 – Mberritje në Pragë më 16:30. Transferimi për në Pragë, Shëtitje e lirë në qytet. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Mëngjesi në hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel
Mëngjesi në Hotel. Nisje për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje në Karlovy Vary. Kthimi për në Pragë. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Nisje, për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Transferimi për në Aeroport. Fluturimi Direkt Pragë – Tiranë. Nisja më 13.20 – Mberritje në Tiranë më 15.15.
Në pagesë përfshihen
-
Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
-
Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
-
Akomodim në hotel.
-
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
-
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
-
Lejohet të merret me vete në avion vetëm një cantë shpine me përmasa fikse deri në 40x25x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
429 €