SKU: N/A Kategori:

Prishtine, Peje,Ujevara e Drinit

DestinacioniKosove
Dite
Kohëzgjatja2 Ditë
Avion
TransportiAutobus
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Prishtina – Kryeqyteti i Kosovës, një qytet plot gjallëri ku historia dhe moderniteti bashkohen. Mund të vizitoni Bibliotekën Kombëtare, Sheshin Nënë Tereza, Xhaminë e Mbretit dhe monumentin NEWBORN, simbol i pavarësisë së Kosovës.

Peja – Një qytet magjepsës në perëndim të Kosovës, i rrethuar nga Alpet Shqiptare. Peja është e njohur për Patriarkanën e Pejës, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, si dhe për pazarin tradicional dhe natyrën e saj të mrekullueshme.

Ujëvara e Drinit – Një nga perlat natyrore të Kosovës, kjo ujëvarë e bukur ndodhet pranë Radacit, afër Pejës. Me ujërat e saj të kristalta dhe natyrën përreth, është një destinacion perfekt për adhuruesit e natyrës dhe fotografisë.

Datat & çmimi:
► Mars:  29-30
► Prill: 05-06, 12-13, 19-20, 26-27

Hotel Karagaq 4* BB (Mengjes) €49/person
Hotel Gold Inn 4* BB (Mengjes) €55/person
Hotel Dukagjini 5* BB (Mengjes) €69/person

Itinerari

Tirane – Peje – Ujevara e Drinit

► Nisja nga Tirana në orën 06:30.
► Nisja nga Durresi në orën 05:40. (Pagesë extra 5 euro/personi)
(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhen minimalisht 9 persona pjesemarres, ne te kundert duhet kryer me transport individual)

Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së doganes në Morinë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Nisemi ne drejtim te Prizrenit ku do te ndalojme per nje vizite te shkurter. Me pas vazhdojme drejt qytetit Pejes, për të vizituar Shpellën e Radacit dhe Ujëvarën e Drinit të Bardhë edhe per konsumimin e drekës në një nga restorantet.

Me pas kryejme akomodimin tek hotel Dukagjini 5* ose Hotel Karagaq 4*. Qëndrim i lirë.

Opsionale shëtitje në qytetin e Pejës për të vizituar Pazarin e Vjetër, Parkun e Paqes, etj.

Peje – Prishtine – Tirane

Pas mëngjesit në hotel nisemi në drejtim te Prishtinës, ku do të vizitojmë pikat kryesore të qytetit të rëndësishëm shqiptar që përbëjnë atraksion turistik dhe na flasin më shumë për historinë e Prishtinës, si Librarinë Kombëtare, monumentin Newborn dhe Statujën e Skënderbeut dhe me pas konsumimi i drekes dhe shopping ne qendren me te madhe tregtare ne Prishtina Mall.Nisja në rrugën e kthimit nje ndalese e shkurter.Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!

Në pagesë përfshihen

  • Mëngjesi
  • Transporti me automjet komod
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Akomodimi sipas hoteleve përkatëse
  • Perdorimi i pishinës dimërore për hotel Dukagjini

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Dreka
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

49 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme