Early Booking
Kategori: Etiketë:

Pushime në Lefkada

DestinacioniGreqi
Dite
Kohëzgjatja6 Ditë
Avion
TransportiAutobus
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Lefkada, një nga ishujt më të bukur të Greqisë, është një destinacion i mrekullueshëm për ata që kërkojnë natyrë të paprekur, plazhe mahnitëse dhe një atmosferë relaksuese. Ishulli është i njohur për ujërat e tij të kristalta dhe plazhet spektakolare si Porto Katsiki dhe Egremni. Lefkada ofron gjithashtu mundësi për aktivitete ujore, hiking dhe eksplorim të fshatrave pittoreske. Me një kombinim të mrekullueshëm të natyrës, kulturës dhe mikpritjes greke, Lefkada është një destinacion ideal për një pushim të paharrueshëm.

Itinerari

Nisja nga Tirana ne mbremje ne oren 23:45 (NISJA KRYHET 1 DITE PERPARA DATES SE UDHETIMIT)
(Nisja nga Durresi ne oren 00:15).

Nisja nga Tirana. Ndalesa të shkurtra gjate rrugës për në kufirin e Qafe Botes.Pasi te kalojme ne token Greke ndalesa e pare do te behet ne qytetin turistik te Parges te ndërtuar në qafëmali dhe bregdet ku do te konsumojme edhe dreken. Kohegjatesia e vizites 3 ore. Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe ne shetitoren kryesore buze detit. Me pas nisemi drejt ishullit te Lefkades. Akomodimi ne hotel. Darka ne Hotelin perkates.

Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri.Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Fillon udhëtimi në orën 9:45 Vizitojmë bregdetet me famë boterore të ishullit te Lefkades. Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpions dhe shpellen Papanikolis. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Ishullin Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme eshte opsionale sipas deshires pasi ka kosto extra prej 35 Euro per person, mbaron rreth ores 18:00 te pasdites. Kthimi ne hotel. Darka ne hotelin perkates. Qendrim i lire ne qender te ishullit .

Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Kathisma, i cili eshte plazhi me i bukur i Lefkades. Me pas vizitojme qendren e ishullit deri pasdite.  (TRANSFERTA KATHISMA-QENDER E ISHULLIT E PERFSHIRE NE CMIM)
Pas plazhit ne Kathisma kthehemi ne hotel. Darka ne hotel. Pas konsumimit te darkes, pergatitemi per Boat Party (opsionale 15 Euro/personi+1 pije free).
Nisim lundrimin per Boat Party ku atmosfera ne Anije behet elektrizuese me performance nga DJ i anijes si edhe te shoqeruara me drita dhe fishekzjarre per te bere te mundur nje super atmosfere e cila do tju shoqeroje deri ne mesnate.

Pas mengjesit, nisemi per ne Plazhin Agio Nikita & Milos Beach ne Lefkada ku do te kemi qendrim per plazh deri pasdite. (TRANSFERTA ME BUS NE  AGIO NIKITA-HOTEL  E PERFSHIRE NE CMIMIN E PAKETES)
Pas plazhit, kthehemi per te pushuar ne hotel. Darka ne hotel.

Qendrim i lire ne ambjentet e hoteleve perkatese.
*OPSIONALE:* VIZITE NE NJE NGA PLAZHET ME TE BUKURA TE PREVEZES. KOSTO EXTRA 10 EURO/PERSONI.

Mëngjesi në hotel. Ndalese ne Janine. Nisja për kthim nga kufiri Kakavisë. Kthimi ne Tirane ne darke rreth ores 21:00 te darkes. Fundi i sherbimit tone.

Në pagesë përfshihen

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Transporti me automjet komod
  • Akomodimi 5 nete në hotelet perkates.
  • Vaktet sipas hoteleve perkates.
  • Perdorim i pishines se jashtme

Në pagesë nuk përfshihen

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Dreka dhe pijet gjatë vakteve
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Lundrimi me Anije €35/person.
  • Party i darkes ne anije 15€/ Hyrja + 1 pije falas
  • TAKSA LOKALE HOTEL 3* €5 DHOMA/NATE
  • TAKSA LOKALE HOTEL 4* €10 DHOMA/NATE

Eksperienca

Disa nga vendet që do vizitoni

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme