Rio de Janeiro & Sao Paulo
Rio de Janeiro është një qytet i njohur në Brazil, i famshëm për plazhet e tij të bukura, malin e Pashkëve dhe Kristalin e Shpëtimtarit, si dhe për karnevalin e madh që organizohet çdo vit. Me peizazhe mahnitëse që përfshijnë malet dhe detin, Rio është një destinacion turistik që ofron një kombinim të kulturës, historisë dhe natyrës.
São Paulo, nga ana tjetër, është qyteti më i madh në Brazil dhe një nga qendrat ekonomike dhe kulturore më të rëndësishme të Amerikës Latine. I njohur për jetën e tij të ngarkuar, arkitekturën moderne dhe larmishmërinë etnike, São Paulo është një metropol që ofron mundësi të pasura për ata që kërkojnë art, muzikë dhe gastronomi të nivelit të lartë.
Itinerari
Fluturimi Tiranë – Rio de Janeiro nëpërmjet Frankfurtit. Nisja nga Tirana në orën 15.40, Mbrritja në Frankfurt në orën 18.10. Nisja nga Frankfurti në orën 22.10.
Mbrritja në Rio De Janeiro në orën 06.00. Pritja në Aeroportin e Rios. Transferimi në Niteroi. Vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor. Vizitë në Fortesën e Santa Kruz. Kthimi me anije drejt Rios, duke kaluar përmes Guanabara Bay. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit: Pastiçeria Colombo, Travessa do Commercio, Pallati Imperial, Cinelandia, Teatri Bashkiak, Biblioteka Nacionale, Lagja Lapa dhe Shkallët Selaron. Vazhdon vizita në malin e Korkovados, me një tren turistik, mbi të cilin ndodhet statuja e njohur e Jezu Krishtit nga e cila mund të shijoni pamje të mbrekullueshme të qytetit të Rio de Janeiros.
Malin Sugar Loaf ku do të keni mundesi te zbrisni me teleferik dhe me pas duke kaluar permes Parkut te Flamengos si dhe do te vizitohen pjesët më atraktive të qytetit me guide në dispozicion. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Petropolis. Vizitë në Petropolis, qytet ku ka jetuar familja mbretërore, vizitë ne Muzeun Mbreteror ( Don Pedro i II-te ) si dhe vizitë në katedralen dhe monumentet historike të qytetit. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Sao Paulo. Pas 2 orësh udhëtim, Ndalesë rreth 2 orë në Itakurruca dhe Mangaratiba, Vazhdimi i Udhëtimit drejt Sao Paulos. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit: Lagjet Brooklin dhe Itaim Bibi, Ura e Varur, Parku Ibirapuera dhe Obelisku, Muzeu i Artit Bashkëkohor, Lagja Liberdade, Katedralja Se, Nërtesat Martinelli, Bashkia, Teatri Bashkiak, Tregu bashkiak, Lagja Jardins, Rrugët Oscar Freira dhe Callejon de Batman me piktura Murale, Bulevardi i famshëm Paulista, Lagja Vila Madalena dhe Bulevardi Europa. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Muzeumit të Futbollit. Me pas vizita vazhdon në Edificio Copan,e cila është një godinë simbolike për qytetin e Sao Paulos ku mund të shihet gjithë arkitektura e qytetit. Vizitë në Akuariumin e Sao Paolos, Muzeun Casa Das Rosas dhe Pateo do Collgeio. Pasdite nisemi për tu akomoduar ne hotel. Fjete në hotel.
Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Sao Paulos. Nisja nga Sao Paulo në orën 18.45.
Mbrritja në Frankfurt në orën 10.15. Nisja nga Frankfurti në orën 20.50, Mbrritja në Tiranë në orën 22.55.
Në pagesë përfshihen
- Bileta e avionit vajtje – ardhje
- Bagazhe te plota.
- Akomodimi në hotele.
- Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
- Shëtitjet me autobus (sipas programit)
- Shoqërues dhe guidë shqiptare, dhe Guidë Braziliane për të gjithë ditët e qëndrimit
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në Monumentet që nuk janë përfshirë.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
1999 €