Romë 2 ditë
Roma është kryeqyteti i Italisë dhe një nga qytetet më të lashta e më të pasura në histori në botë. E njohur si “Qyteti i Përjetshëm”, Roma është një mozaik i arkitekturës antike, si Koloseu dhe Forumi Romak, bashkë me sheshe elegante, fontana barok dhe kisha madhështore. Është një destinacion i preferuar për art, kulturë, histori dhe kuzhinë italiane.
Itinerari
Nisja nga Tirana me avion për në Romë. Nisja më 06:00. Mbrritja në Romë më 07:40. Transfertë nga Aeroporti në Romë. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Romës si: Piazza Del Popolo, Via Del Corso, Fontana Di Trevi, Vazhdon vizita në Romë: Pantheon, Piazza Venezia, Piazza Di Spanja, Piazza Navona dhe Koloseum. Fjetje në hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitohen: Sheshi San Pietro, Vazhdon vizita ne Vatikan ku vizitohet dhe Muzeu i Vatikanit dhe Kështjellën San Angelo. Transfertë ë Aeroportin e Romës. Fluturimi për në Shqipëri. Nisja në orën 22.55. Mbrritja në Tiranë në 00.30.
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tirane – Rome – Tirane
- Transfertat dhe te gjitha shëtitjet me autobus sipas programit.
- Akomodim në hotel.
- Mëngjeset.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
208 € – 242 €