Selanik
► Shkurt: 07-09, 14-16, 21-23.
► Mars: 07-09, 14-16, 21-23.
Hotel 3 ose 4* BB – €129/person
Itinerari
Mëngjesi në hotel. Fillojnë vizitat në atraksionet kryesore të Selanikut, një qytet që daton që në vitin 315 para Krishtit dhe që ka marrë emrin nga motra e Aleksandrit të Madh.
Vizitohen Sheshi Aristotelus, Kisha e Shën Dhimitrit dhe Forumi Romak, i cili daton në shekullin e dytë pas Krishtit. Gjithashtu, do të shohim Harkun e Galerios, i cili ka qenë Perandor deri në vitin 311, si dhe Mausoleumin e tij. Më pas, do të eksplorojmë zonën Tsimiski dhe Kullën e Bardhë, ku keni mundësinë të shijoni kafen tuaj buzë detit ose në një prej anijeve që vozisin përgjatë bregdetit me pamje nga i gjithë qyteti.
Pasditja është e lirë për shopping në një nga qendrat tregtare më të mëdha, Cosmos.
Darka opsionale në Selanik.
Mëngjesi në hotel. Nisja për në Shqipëri.
Gjatë rrugës, ndalesë në qytetin Kastoria, i cili shtrihet në brigjet e liqenit Orestiada dhe dallohet për kishat bizantine si dhe për prodhimet e lëkurës, të cilat mund t’i gjeni në dyqanet e ndryshme brenda qytetit. Do të kemi një ndalesë prej rreth 1 orë e 30 minutash për të shijuar një kafe buzë liqenit.
Vazhdimi i udhëtimit drejt Tiranës me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim.
Nisja dhe mbërritja në Tiranë në mbrëmje.
Në pagesë përfshihen
- Mëngjesi
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Transporti me automjet komod
- Shoqërues shqiptar
Në pagesë nuk përfshihen
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Taksa lokale €1.5 per dhome hotel 3*
- Taksa lokale €3 per dhome/nate hotel 4*
- Taksa lokale €4 per dhome hotel 5*
- Dreka dhe darka
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
129 €