Tur dhe Kroçiere në Hamburg, Roterdam & Amsterdam
Hamburg, Roterdam & Amsterdam – Udhëtim në Zemrën e Evropës Veriore
Hamburg – Qyteti port gjerman me Speicherstadt (UNESCO), Elbphilharmonie dhe jetën e gjallë në St. Pauli. Kombinon historinë detare me arkitekturën moderne.
Roterdam – Qyteti më modern i Holandës, i njohur për portin më të madh evropian, arkitekturën futuriste si Markthal dhe Erasmusbrug, si dhe skenën e tij të gjallë artistike.
Amsterdam – Qyteti i kanaleve dhe biçikletave, me muze të famshëm si Rijksmuseum dhe Van Gogh Museum, si dhe një atmosferë të gjallë dhe mikpritëse.
Një kombinim perfekt i kulturës, arkitekturës dhe jetës moderne evropiane!
Itinerari
Udhëtimi me avion direkt Tiranë – Bruksel. Nisja në orën 05.50. Mbrritja në Bruksel në 08.35. Transferimi në Bruksel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Pasdite, Nisja për në Bruges të Belgjikës. Ndalesë dhe vizitë e shkurtër në Bruges. Vazhdon udhëtimi në drejtim të Amsterdamit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë kufirit Belg – Hollandez.
Opsionale: Shëtitje me Anije për të parë Monumentet e Qytetit nga Kanalet e Amsterdamit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Vizitohet Sheshi Dam dhe Sheshi i Muzeve. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Dam.
Mëngjesi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Nisja për në Hagë. Vizitë në Hagë ku vizitohen: Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjera të këtyre qyteteve. Vazhdimi udhëtimit për në Rotterdam. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit. Imbarkimi në Kroçiere. Darkë në Kroçiere. Nisja nga Rotterdami në orën 22.00. Fjetje në Kroçiere.
Mëngjesi në Kroçiere. Të lirë për të shijuar Aktivitetet në Kroçiere. Drekë, Darkë dhe Fjetje në Kroçiere.
Mëngjesi në Kroçiere. Të lirë për të shijuar Aktivitetet në Kroçiere. Drekë, Darkë dhe Fjetje në Kroçiere.
Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Kiel në orën 08.00. Zbritja në Kiel. Vizitë ku do të shikohen: Kieler Forde, Gjiri i Kielit, Qyteti i Vjetër Alstadt, Kopshti Botanik, Keshtjella Kieler Schloss dhe Stacioni i Trenit. Nisja për në Hamburg. Udhëtimi zgjat 1.5 orë. Mbrritja në Hamburg. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Monumentet kryesore të Hamburgut: Stacioni Trenit Hamburg Hauptbahnhof, me 500 mije pasagjerë në ditë, Galeria Artit Kuntshalle, Liqeni vogël Alster dhe Shatërvani Alster, Alster Arcade, Rruga Jungfernstieg, Bashkia, Kishat St Peter dhe St James, Ura Poggenmühlen Bridge dhe Lagja e Magazinave të Famshme Speicherstadt, Hafencity, Kisha St Katerinës dhe Memoriali St Nikolai, Filarmonia e Elbës, Kisha St Michael me Kullën 132 metra të lartë, Urat st Pauli dhe Tuneli i famshëm Elbtunnel.
Opsionale: Vizitë në Miniatur Underland
Opsionale: Shëtitje 1.5 orë me Anije në mbrëmje për të shijuar ndriçimin e qytetit dhe të lagjes Speicherstadt,
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Paradite Shopping. Transfertë për në aeroportin e Hamburgut. Fluturimi direkt Hamburg – Tiranë. Nisja nga Hamburgu më 16.10 – Mbrritje në Tiranë më 18.40.
Në pagesë përfshihen
- Fluturimi direkt me avion Tiranë – Bruksel. Kthimi Hamburg – Tiranë.
- Akomodim në Kroçieren për 4 Ditë Lundrim, 3 Net fjetje dhe 4 Net Fjetje në Hotele.
- Mëngjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere dhe Mëngjeset në Hotele.
- Shëtitjet me autobus dhe Shoqërues Shqiptar sipas programit.
- Taksat Portuale.
- Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko, Sauna dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere.
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet.
- Ekskursionet që ofron Kroçierja.
- Bakshishi në Kroçiere dhe Bakshishe të ndryshme
- Siguracioni Shëndetësor
Kujdes:
– Shoqëruesi ynë ofron asistencë gjatë udhëtimit në Kroçiere, shoqërimin në Monumente.
– Rekomandohen Bakshishe në Kroçiere €10 për të Rritur dhe €5 për Fëmijë në natë.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
749 €