SKU: N/A Kategori:

Tur dhe Plazh në Cote d’Azur

DestinacioniItali
Dite
Kohëzgjatja8 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Zbuloni elegancën e rivierës franceze! Shëtisni në qytete magjepsëse si Nice, Cannes dhe Monaco, relaksohuni në plazhe luksoze me ujëra kristal dhe shijoni atmosferën mesdhetare me aromë lavande dhe shampanjë. Një përzierje e përsosur e stilit, relaksit dhe kulturës franceze!

Itinerari

Fluturimi direkt Tiranë – Nisë. Nisja nga Tirana në orën 05.45. Mbrritja në Nisë në orën 07.55. Transferimi për në Nisë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti  vjetër, Katedralja  e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena. Nisja për në Monako. Mbërritja në Monte Karlo ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos, Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Mëngjesi në hotel.
– Nisja për në Antibes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Antibes, Qytezë Port Jahtesh..

– Nisja për në Cannes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Cannes, Qytezë e Modës dhe Kinemasë.
– Nisja për në Frejus, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Frejus, Qytezë e kohës së Perandorisë Romake.
– Nisja për në Saint Tropez, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Saint Tropez, Qytezë e Famshme për Plazhe dhe Rezidenca Luksi.
– Nisja për në Hyeres, Udhëtimi zgjat 1 orë e 15 minuta. Kalim panoramik pa ndalesë në Hyeres, Qytezë e kohës së Mesjetës
– Nisja për në Toulon, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Toulon, Qytet Port Ushtarak i Francës.
– Nisja për në Ciotat, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 15 minuta në Ciotat, Qytezë Port Peshkatarësh.
– Nisja për në Cassis, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Kalim panoramik pa ndalesë në Cassis, Qytezë Port Peshkatarësh.

– Nisja për në Marsejë, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Fjetje në Hotel.

 

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të Marsejës: Pika më e lartë panoramike, simboli i qytetit, Shën Mëria mbrojtëse e Marsejës, Notre Dame de la Garde,  Porti i vjetër dhe në fund Pallati dhe shatërvanet Longshamp. Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në hotel. Të lirë për Plazh në Rivierën Franceze. Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në hotel. Të lirë për Plazh në Rivierën Franceze. Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Të Lirë për Plazh. Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Të Lirë për Plazh. Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në hotel. Transferimi për në Aeroportin e Nisës. Fluturimi Nisë – Tiranë direkt. Nisja nga Nisa në orën 09:40. Mbrritja në Tiranë në orën 11:40.

Në pagesë përfshihen

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë –  Nisë – Tiranë.
  •  Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
  •  Akomodim në hotel.
  •  Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  •  Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x30x20cm).
    (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  •  Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
4. Në Program ka dhe Udhëtim me Anije. Nëse Kushtet e Motit nuk e lejojnë, mund te mos realizohet dhe nuk ka kthim pagesash.

Kujdes:
Në Udhëtimin e Ditës së Dytë janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesa, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

590 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme