Udhëtim në Bregdetin Dalmat

DestinacioniMali i Zi
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiAutobus
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Udhëtim në Bregdetin Dalmat – Magjia e Adriatikut

Dubrovnik – “Perla e Adriatikut”, një qytet me kala mesjetare, rrugë me kalldrëm dhe pamje mahnitëse mbi detin. Shëtisni në muret historike dhe vizitoni Stradun.
Split – Shtëpia e Pallatit të Dioklecianit, një qytet ku historia romake takohet me gjallërinë mesdhetare. Shijoni plazhet dhe atmosferën e gjallë të Riva-s.
Zadar – Qyteti i perëndimeve spektakolare. Dëgjoni tingujt e detit në Organon Detar dhe vizitoni Forumin Romak.
Trogir – Një perlë e vogël mesjetare, e mbrojtur nga UNESCO, me arkitekturë veneciane dhe rrugica romantike.

Dita e Verës- Nisja 13 Mars 

Itinerari

 Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Gjatë rrugës bëhet një ndalesë e shkurtër në afërsi të ishullit Shën Stefan. Në Budva qëndrohet rreth 1:30 orë, ku vizitohet: Kisha e Shën Ivanit, e Tre Shenjtorëve dhe e Santa Maria di Punta, dhe Monumenti më i vizituar, “Valltarja e Budvas”. Vazhdon udhëtimi për në Kroaci. Mbrritja në Dubrovnik, ku vizitohet: Hyrja lindore Ploce, Porti i vjeter, Katedradja e Shën Marias, dhe kisha Jezuite e Shen Igratius. Vazhdon shëtitja në rrugicat e ngushta dhe vizitohet: Burimi Onufrian, Rruga Tregtare “Stradun”, Kisha e Shën e Premtes,  e Shën Vlasit, Pallati Sponza dhe Pallati i Rektorit. Vazhdimi udhëtimit për në Neum. Mbrritja në Neum. Sistemimi në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00, nisja për në Shibenik, ku kalohet nga pjesa më e bukur e bregdetit Dalmat me panorama te mrekullueshme. Mbrritja në Shibenik, ku vizotohet: Katedralja e Shën Jakovit, Bashkia e vjetër e qytetit, Pallati Knezeva, si dhe lagjen e vjetër me elementet karakteristik Kroat. Gjatë pasdites vizitohet: Parku Krka, një nga Parqet më të bukura natyrore te Kroacise. Vazhdon udhëtimi drejt Zadarit. Mbrritja në Zadar. Sistemimi në Hotel.

Mengjesi ne hotel. Vizitë e qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë, ku vizitohen: Lagja e vjetër, Katedralja e Shën Anastasisë, Kisha e Shën Donatus, Forumi Romak etj. Pasdite vazhdon udhëtimi drejt Splitit. Mbrritja në Split, ku vizitohen: Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva. Nisja për në Neum. Mbrritja në Neum. Sistemimi në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00 nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalohet për vizitë të shkurtër në Kotorr, do të vizitohet Sheshi i Armeve, Katedralja e Shën Trifonit etj. Vazhdon udhëtimi për në Shqipëri.

Në pagesë përfshihen

  • Udhëtimi vajtje – ardhje dhe shëtitjet me autobus.
  •  Akomodim në hotel per 2 netë qëndrimi në Neum dhe 1 natë në Zadar.
  •  Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  •  Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  •  Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

189 

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme