Udhëtim në Paris
Parisi – Qyteti i Dashurisë dhe Dritave
Parisi, kryeqyteti i Francës, është një nga qytetet më magjike dhe tërheqëse në botë. I njohur për arkitekturën e tij elegante, muzetë e pasur me histori dhe atmosferën romantike, Parisi është një destinacion që të magjeps në çdo hap.
Qyteti shquhet për monumentet e tij ikonike, si Kulla Eiffel, e cila ndriçon qiellin parizian çdo natë, dhe Muzeu i Luvrit, shtëpia e veprave të famshme si “Mona Lisa”. Shanz-Elizeja është një nga bulevardet më të njohura në botë, ku ndodhet Harku i Triumfit, ndërsa lagjja artistike Montmartre dhe Bazilika Sacré-Cœur ofrojnë një atmosferë bohemiane dhe pamje mahnitëse të qytetit.
Parisi është gjithashtu një parajsë për dashamirët e artit, modës dhe gastronomisë. Nga kafetë tradicionale në trotuare e deri te restorantet me yje Michelin, kryeqyteti francez ofron një përvojë të pasur kulinare me kroasantë të freskët, djathëra të shijshëm dhe verëra të jashtëzakonshme.
Qoftë duke bërë një shëtitje përgjatë lumit Seine, duke eksploruar pallatet mbretërore si Versaja, apo duke shijuar një shfaqje kabare në Moulin Rouge, Parisi është një qytet që të lë mbresa të paharrueshme dhe të fton të rikthehesh gjithmonë.
Shënim: Hoteli ku kryhet akomodimi për të gjithë grupet është ibis Orly Chevilly
Itinerari
Udhëtimi me avion direkt Tiranë – Paris. Nisja në orën 06:05. Mbrritja në Paris në 09:00. Transferimi për në Qytet. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Vizite ne Kullen Eiffel. Lundimi me Anije ne Lumin Seine. Transferta per ne Versaje. Vizitë në Pallatin e Versajes dhe kopshtet e saj. Kthimi dhe akomodimi në hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në hotel. Nisja per ne Muzeun e Louvrit dhe Vizita.Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Francës. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Mëngjesi në Hotel. Nisja në drejtim të Galerive Lafajetë (Galeries Lafayette). Shopping Promenade.- Nisja në drejtim të lagjes moderne La Défense. Vizitë dhe dreka në Qendrën e madhe tregtare “Les 4 Temps”. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Mëngjesi ne Hotel. Nisja në drejtim të Aeroportit. Fluturimi direkt Paris – Tiranë. Nisja në orën 09:45. Mbrritja në Tiranë në orën 12.20.
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Lundrimi me Anije.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
459 € – 634 €