Udhëtim në Pragë
Praga, kryeqyteti i Çekisë, është një destinacion i mrekullueshëm turistik që ofron një kombinim unik të historisë, kulturës dhe arkitekturës. Me pasuri të jashtëzakonshme historike si Ura e Karlit, Kështjella e Pragës dhe Orloji i Pragës, qyteti është një vend i paharrueshëm për të gjithë vizitorët. Dritaret e saj të bukura gotike dhe barok, kafetë e ngrohta dhe restorantet tradicionale e bëjnë Pragën një qytet tërheqës për çdo shije. Mund të shijoni edhe një shëtitje përgjatë lumit Vltava, ndërsa transporti publik është efikas dhe lehtësisht i arritshëm.
Nisja: 27-03-2025
Nisja: 12-04-2025
Itinerari
Fluturimi Direkt Tiranë – Pragë. Nisja më 10.35 – Mberritje në Pragë më 12:45. Transferimi për në Pragë, Shëtitje e lirë në qytet. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Mëngjesi në hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel
Mëngjesi në Hotel. Nisje për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje në Karlovy Vary. Kthimi për në Pragë. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Nisje, për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Transferimi për në Aeroport. Fluturimi Direkt Pragë – Tiranë. Nisja më 13.20 – Mberritje në Tiranë më 15.15.
Në pagesë përfshihen
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Akomodim në hotel.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
364 € – 423 €