SKU: N/A Kategori:

Varshavë & Krakov

DestinacioniPoloni
Dite
Kohëzgjatja4 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Varshava është kryeqyteti i Polonisë, një qytet modern me një histori të pasur. Pas shkatërrimeve të Luftës së Dytë Botërore, qyteti u rindërtua me kujdes dhe sot kombinon arkitekturën historike me ndërtesa moderne. Qendra e Vjetër (Stare Miasto), Kalaja Mbretërore dhe Muzeu i Historisë së Hebrenjve janë ndër atraksionet më të njohura.

Krakova është një nga qytetet më të vjetra dhe më të bukura të Polonisë. E njohur për Qytetin e Vjetër të ruajtur mrekullisht, Kështjellën Wawel dhe atmosferën artistike, Krakov është një perlë kulturore dhe historike. Aty ndodhet edhe lagjja e vjetër hebraike Kazimierz dhe është pranë kampit memorial Auschwitz.

Itinerari

Udhëtimi me avion Tiranë – Varshavë. Nisja 0ra 09.30. Mbrritja në 11.35. Transferimi me autobus për në Qytet. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Czestochowa. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa: Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdon udhetimi tek Miniera e Kripës. Vizitë në Minierën e Kripës në Wieliczka. Sistemi dhe fjetje në hotel.

 Mëngjesi në Hotel. Vazhdim i Udhëtimit për në Auschwitz. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit Auschwitz.Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Vizitë panoramike e qytetit të Krakovit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i Tregut, Kisha e St. Mary. Fjetje në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Krakovës. Fluturimi me avion Krakovë – Tiranë. Nisja më 13.05 dhe Mbrritja në Tiranë më 14.55.

Në pagesë përfshihen

  •  Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Varshavë dhe Krakovë – Tiranë.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Akomodim në hotel per 3 net qëndrimi.
  •  Mëngjeset në Hotel sipas programit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk përfshihen

  •  Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

416 

Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për person.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.
Ju do të njoftoheni nga stafi i ARLO Travel për vlerën ekstra për fëmijë.

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme