SKU: N/A Kategori:

Venecie – Verona

DestinacioniItali
Dite
Kohëzgjatja2 Ditë
Avion
TransportiAvion
Grup
ShoqërimiNë Grup

Lidhuni me ne

Venecia & Verona – Një Udhëtim Magjik në Zemrën e Italisë

Venecia, qyteti romantik mbi ujë, të magjeps me kanalet e saj piktoreske, gondolat elegante dhe arkitekturën mahnitëse. Shëtit nëpër Sheshin e Shën Markut, vizito Pallatin e Dogëve dhe shijo një eksperiencë të paharrueshme në këtë perlë unike italiane.

Verona, qyteti i Romeos dhe Zhulietës, të fton të eksplorosh rrugët e saj me histori të pasur dhe të vizitosh Arenën antike, një nga amfiteatrot më të mëdha të Romës së lashtë. Me një atmosferë romantike dhe elegante, Verona është destinacioni perfekt për të përjetuar magjinë italiane. Një kombinim perfekt i artit, kulturës dhe dashurisë!

Itinerari

Nisja nga Tirana me avion për në Venecie Treviso. Nisja më 06.55. Mbrritja në Venecie më 08.35. Vizitë në Monumentet Kryesore të Venecies: Piazza San Marco, Ura Rialto, Palazzo Ducale, Bazilika San Marco etj.  Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë Venecies.

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Verona. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Veronës: Shtëpia Xhuljetës, Arena Veronës, Piazza Erbe, Arche Scaligere, Via Mazzini, Kulla Lamberti. Transfertë për në Aeroportin e Trevisos. Fluturimi për në Tirane. Nisja në orën 17.55. Mbrritja në Tiranë në 19.25.

Në pagesë përfshihen

  •  Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
  •  Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  •  Akomodim në hotel.
  •  Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  •  Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
    (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk përfshihen

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  •  Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  •  Nuk është përfshirë Trageti dhe Taksa e Hyrjes në Venecie.

Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.

2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

Lokacioni

Çmimi për person nis nga:

196 198 

Lidhuni me ne

Udhëtime të ngjashme