Vietnam & Kamboxhia
Vietnam & Kamboxhia – Një Udhëtim Magjepsës në Zemrën e Azisë Juglindore
Vietnam dhe Kamboxhia janë dy destinacione unike të Azisë Juglindore, të pasura me histori, kulturë, dhe peizazhe mahnitëse. Udhëtimi në këto vende ofron një përvojë të jashtëzakonshme, nga qytetet e gjalla dhe plazhet tropikale deri te tempujt antikë dhe fushat me oriz të pafundme.
Nisja: 15 MAJ
Itinerari
Ho Chi Minh City – Mberritja (15 maj)
Pasi të mberrini në Aeroportin “Tan Son Nhat”, pas përfundimit të të gjitha procedurave të
doganave dhe kontrollit të pasaportave, do te takoheni me guiden që do të jetë duke ju
pritur, duke mbajtur një tabelë mirseardhjeje me emrin tuaj. Më pas, do të transferoheni
në hotelin tuaj në qytet me një mjet privat.
Natën do ta kaloni në qytetin Ho Chi Minh.
Ho Chi Minh City – Turi i qytetit – Darke ne Lumin Saigon (16 maj)
(Mengjes, Darke)
I njohur dikur si “Saigoni” para vitit 1975, Sot, Ho Chi Minh City është qendra tregtare e
Vietnamit që nuk fle kurrë. Edhe pse qyteti është një metropol dinamik që po kalon nëpër
ndryshime dramatike, ai ende ruan lidhjen e fortë me të kaluarën përmes monumenteve
historike dhe ndërtesave të bukura koloniale franceze që gjenden në të gjithë qytetin.
Krijoni një ekskursion gjysmëditor me udhërrëfyesin tuaj dhe vizitoni disa nga vendet më
të rëndësishme të qytetit.
Vizitoni “Muzeun e Pjesëve të Luftës” i cili paraqet një pamje të pjesshme por të gjallë të
Luftës Amerikane nga perspektiva e vietnamianëve, pasi përmban mbetje interesante dhe
fotografi nga e kaluara, përfshirë mjete blinduara të SHBA-së, copa artilerie, bomba dhe
armë luftarake.
Pas kësaj, do të vazhdoni për në një nga vendet historike më të rëndësishme të qytetit,
“Pallatin e Ribashkimit” i cili ishte Rezidenca e ish-Gjeneral Guvernatorit të Indokinës dhe
më vonë e Presidentit të Republikës së Vietnamit të Jugut deri në rënien e tij më 30 prill
1975. Shëtitni rreth Pallatit duke admiruar punën mahnitëse të arkitekturës së tij, ndërsa
mësoni nga guida histori të pabëra publike lidhur me ndryshimet e mëdha në historinë e
qytetit Ho Chi Minh City.
Një udhëtim i shkurtër me makinë ose këmbë ju çon në një nga monumentet më historike
të Saigonit, Katedralen “Notre Dame“ (vizitë jashtë), një ndërtesë prej tullash të kuqe me
dy kulla, e bazuar në ndërtimin origjinal nga Parisi. Më pas kaloni nëpër shesh dhe vizitoni
Postën Qendrore, e projektuar nga arkitekti francez Gustav Eiffel, para se ai të bëhej i
famshëm për Kullën Eiffel.
Kthehemi në qendër të qytetit dhe bëjme një ndalesë në Pazarin “Ben Thanh” për të shijuar
blerjet, duke marrë me vete artikuj të pazakontë që gjithmonë do t’ju kujtojnë këtë ditë
emocionuese.
Në mbrëmje, bëni një udhëtim të shkurtër me makinë ne “Lumin e Qytetit” nga ku do të
nisemi me anije për një nga përvojat e nevojshme për të shijuar kuzhinën tradicionale, një
eksperiencë ushqimore përgjatë Lumit Saigon. Kaloni pranë pamjeve dhe tingujve të
lumenjve të zhurmshëm dhe vëzhgoni ndërtimet e ndriçuara arkitekturore dhe jetën e natës
të qytetit nga anija, duke shijuar kuzhinën tuaj autentike vietnameze ose ndërkombëtare.
Pasi të keni mbaruar darkën, shijoni freskinë e ajrit dhe pamjet mahnitëse të Saigonit gjatë
natës.
Fjetja ne Ho Chi Minh City.
Ho Chi Minh City – Mekong Delta (Mengjes, Dreke) (17 maj)
Në mëngjes, do të bëni një udhëtim me makinë prej dy orësh nga Saigoni në Provincën
“Ben Tre” në Mekong Delta. Kjo provincë është e njohur për produktet tradicionale të
kokosit dhe kopshtet e frutave tropikale. Pasi të mbërrini, do të arrini në molin pranë ujit
dhe do të kryeni një ekskursion të këndshëm me motorrvarkë, ku mund të shijoni pamjet
e “Deltës”, shtëpitë e ndërtuara mbi shtylla dhe fermat lokale të peshkut përgjatë rrugës.
Ekskursioni në breg përfshin një fabrikë tullash ku mund të zbuloni se si prodhohen tullat
me dorë duke përdorur metoda tradicionale të shekujve, një punishte kokosi ku përdoren
pothuajse të gjitha pjesët e kokosit për ëmbëlsira dhe artizanat, si dhe një punishte
tepihësh familjare ku mund të provoni të bëni tepihët e zakonshme të fjetjes prej kashte.
Do do të shijoni një pamje nga ajri të lumenjve të deltës, të rrethuar nga palma. Pas drekës
në një restorant lokal, kthehemi në qytetin Ho Chi Minh City.
Natën do ta kaloni në Ho Chi Minh City.
Ho Chi Minh City – Danang (Mengjes, Darke) (18 maj)
Mengjesi ne hotel.
Bëni check-out nga hoteli dhe largohuni nga hoteli për në aeroportin “Tan Son Nhat” për të
marrë fluturimin drejt Danang.
Fluturimi : Ho Chi Minh City – Danang
Pasi të mbërrini në Aeroportin e Da Nang, ju lutemi drejtohuni tek porta e daljes dhe kërkoni
udhërrëfyesin tuaj, i cili do të jetë duke ju pritur, duke mbajtur një tabelë mirseardhjeje
me emrin tuaj. Më pas, do të transferoheni në hotelin tuaj në qytet me një mjet privat.
Në mbrëmje, do të konsumoni darkë në një restorant lokal.
Natën do ta kaloni në Da Nang
(Mengjes, Dreke)
ende ruan shumë mbetje të kohëve të tij të lavdishme, të dukshme në tregun e zhurmshëm
dhe shumicën e dyqaneve të suvenireve dhe të qepjes. Ajo që e bën Hoi An të veçantë
është se Pjesa e Vjetër e qytetit është ruajtur në mënyrë të mrekullueshme. Rrugët janë
ende të mbushura me shtëpi dyqanesh me çati me pllaka, pagoda të hijezuara dhe salla
komunale shumëngjyrëshe që kontribuojnë në statusin e tij si një vend i Trashëgimisë
Botërore nga UNESCO.
Do të shijoni një tur me guide ne këmbë rreth qytetit të lashtë Hoi An, i cili njihet për
arkitekturën e tij të mirëmbajtur, rrugët vetëm për këmbësorë dhe kuzhinën tipike lokale.
Gjatë ketij eksplorimi të këndshëm në këmbë, do të vëzhgoni disa nga shtëpitë historike të
tregtarëve dhe komunitetit, pagoda të lashta dhe vende tradicionale të adhurimit me
ndikime nga arkitektura kineze, japoneze dhe vietnameze.
Do të bëjme një ndalesë tek “Ura e Mbuluar Japoneze” nje ikon, më shumë se 400 vjeçare,
e ndërtuar fillimisht nga komuniteti japonez në vitet 1590 si një mënyrë për të arritur në
lagjen kineze përtej ujit. Vizitoni “Sallën e Asamblesë të Kongregatës Kineze Chaozhou“
dhe vëreni gdhendjet e bukura në trarët, muret dhe altarët, ndërsa zbërtheni me guiden
tuaj disa histori të pabëra publike rreth komunitetit kinez gjatë kohës që ata qëndruan në
Hoi An. Vazhdoni të shëtisni nëpër rrugicat e pasme të Hoi An dhe ndjeni zhurmën e butë,
që është tingulli i makinerive të qepjes.
Ky qytet i vogël dhe tërheqës është gjithashtu shtëpia e qindra dyqaneve të qepjes dhe
askush nuk mund të shpjegojë saktësisht kur, si ose pse u bë qendra e qepjes. Vizitoni një
dyqan qepje ku mund të porositni rroba të bërë me porosi .
Njohur si një pjesë kyçe e kulturës së Hoi An, “Fanari prej Mëndafshi” është një objek
artizanal i thjeshtë por shumëngjyrësh. Ndiqni rrugicën e ngushtë për të arritur në shtëpinë
e një mjeshtri vendas, e fshehur në një kënd të vogël të lagjes. Pas një pershkrimi të
shkurtër të historisë, formës dhe ngjyrës së fanareve, si dhe fazat e prodhimit, provoni të
krijoni ose dekoroni fanarin tuaj dhe ta merrni atë me vete si një suvenir.
Konsumojme drekë në një restorant lokal.
Përtej qytetit të lashtë të Trashëgimisë Botërore me vlerën e tij të jashtëzakonshme
kulturore, fshati i bukur përreth e mbush Hoi An me një magji shumë relaksuese.
Udhëtimi do t’ju çojë në kanalet e rrethuar nga palma e kokosit të “Cam Thanh”, aty ku
lumi “Thu Bon” takohet me detin. Ky fshat, shtëpia e xhunglës së dendur të kokosit dhe
fushave të pafundme orizi, është prodhuesi kryesor i produkteve bujqësore për zonën.
Pas kësaj, shijoni një orë masazh këmbësh në një spa lokal në qytetin e vjetër, para se të
keni kohë të lirë për blerje suveniresh ose për të bërë fotografi rreth qytetit. Më pas, do të
ktheheni në hotelin tuaj në Da Nang.
Natën do ta kaloni në Da Nang.
Danang – Malet Ba Na dhe Ura e Artë (Mengjes, Dreke) (20 maj)
Sot, do të udhëtoni drejt Malit Ba Na, një zonë malore me pamje panoramike që të kujton
natyrën e mrekullueshme. Duke qëndruar mbi 1,400 metra mbi nivelin e detit, temperatura
e këtij vendi është kryesisht e freskët gjatë gjithë vitit.
Pasi të arrini në stacionin e teleferikut të Malit Ba Na, do të hipni në një sistem modern
teleferik dhe do të shijoni pamjet mahnitëse të natyrës, ndërsa do të ndjeni ndjesinë e
fluturimit në qiellin blu mes reve dhe erës. Do të përjetoni ndjesinë e ecjes nëpër re kur
kaloni mbi Uren e Artë, e cila duket sikur mbështetet tek dy duar gjigande që dalin nga
mali.
Më pas, do të keni kohë të lirë për aktivitete të tjera në Malet Ba Na, si vila me arkitekturë
evropiane, lojëra në brendësi, shtretër lulesh dhe pagoda.
Shënim: Bileta e hyrjes në Malet Ba Na përfshin shumicën e lojërave, por përjashton Kallarin
e Verës Franceze, Muzeun e Dërrasave, Alpine Coaster dhe disa lojëra në Parkun Fantazi.
Natën do ta kaloni në Da Nang.
Danang – Siem Reap (Mengjes) (21 maj)
Mengjesi ne hotel.
Do të keni kohë të lirë deri sa të bëni check-out nga dhoma juaj dhe të largoheni për në
aeroport për të marrë fluturimin drejt Siem Reap.
Fluturimi: Danang – Siem Reap
Pasi të mbërrini në Aeroportin e Siem Reap, pas përfundimit të të gjitha procedurave
doganore dhe kontrollit të pasaportave, ju lutemi drejtohuni tek porta e daljes ku do takoni
guiden tuaj, i cili do të jetë duke ju pritur, duke mbajtur një tabelë mirseardhjeje . Më pas,
do të transferoheni në hotelin tuaj me një mjet privat.
Natën do ta kaloni në Siem Reap.
Siem Reap – Angkor – Apsara Dinner Show (Mengjes, Dreke, Darke)(22
maj)
I njohur si një Sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, kompleksi i Angkor është një nga
vendet më të rëndësishme arkeologjike në Azinë Juglindore, pasi përmban mbetjet e
jashtëzakonshme të kryeqyteteve të ndryshme të Perandorisë Khmer, nga shekulli i 9 deri
në shekullin e 15-të.
Sot, do të nisni për të vizituar tempujt e bukur që konsiderohen si xhevahiri i Angkorit. Do
të transferoheni nga hoteli juaj në Ta Prohm, ndoshta i njohur më shumë si “Tempulli i
Tomb Raider”. Ky tempull, i ndërtuar në fund të shekullit të 12-të dhe fillim të shekullit të
13-të si një tempull budist i dedikuar nënës së Jayavarman VII, është një kombinim i
mrekullueshëm i pemëve që rriten nga rrënojat e rrethinës së xhunglës. Rrënjët e mëdha
të pemëve janë bashkuar gjatë shekujve me blloqet e mëdha të gurëve të tempullit, duke
krijuar një ndjenjë të “qytetit të harruar”.
Pas kësaj, do të konsmoni dreke në një restorant lokal.
Më pas, do të eksploroni Angkor Thom, të themeluar nga Mbreti Jayavarman VII në
shekullin e 12-të që ishte një nga qytetet më të mëdha Khmer dhe mbeti kryeqytet deri në
shekullin e 17-të. Do të vizitoni qytetin e fortifikuar të Angkor Thom për të
admiruartempullin misterioz Bayon, i kurorëzuar me numrin e madh të fytyrave të qeta të
gdhendura në kullat e tij. Gjithashtu, do të keni mundësinë të mësoni më shumë rreth
gdhendjeve të ndërlikuara të “Terrace of the Elephants” dhe “Terrace of the Leper King.”
Eksplorimi i tempujve vazhdon ndërsa hyni në portën e Angkor Wat, një kompleks i madh
tempulli që fillimisht u ndërtua në fillim të shekullit të 12-të nga Mbreti Suryavarman II. I
ndërtuar fillimisht si një tempull hindu i dedikuar perëndisë Vishnu për Perandorinë Khmer,
ai gradualisht u transformua në një tempull budist. Do të shëtisni përmes reliefeve të
hollësishme dhe mahnitëse që përfaqësojnë qindra gdhendje të Apsarave, mitologjisë hindu
si dhe ngjarjeve kryesore në traditën e saj narrative. Do të habiteni nga madhësia e
jashtëzakonshme e tempullit dhe do të mësoni se si Perandoria Khmer lulëzoi gjatë shekullit
të 9-të dhe 13-të.
Gjatë perëndimit të diellit, do të vizitojmë tempullin Pre Rup, që do të thotë “Kthimi i Trupit”,
tempulli hindu në Angkor, Kamboxhia, i ndërtuar si tempulli shtetëror i mbretit Khmer
Rajendravarman dhe i dedikuar në vitin 961 ose fillim të vitit 962. Ky është një tempull
malor i ndërtuar me një kombinim tullash, lateriti dhe guri rërë. Kjo pasqyron besimin e
zakonshëm midis kamboxhianëve që funerali kryhej në tempull, me eshtrat e trupit që
rrotulloheshin ritualisht në drejtime të ndryshme ndërsa shërbimi përparonte.
Në mbrëmje, do të keni darkë me një shfaqje tradicionale të vallëzimit Apsara. Vallëzimi
Apsara është vallëzimi kombëtar i Kamboxhisë. Përveç performancës mahnitëse, do të
shijoni gjithashtu një menu të shijshme që përfshin gatime tradicionale kamboxhiane.
Natën do ta kaloni në Siem Reap.
Siem Reap – Liqeni Tonle Sap – Qendra e Artizanatit – Përvojë e
Ushqimit Khmer me Tuk Tuk (Mengjes, Darke) (23 maj)
Qyteti i bukur i Siem Reap përcaktohet nga Parku Arkeologjik i Angkor, një vend i
Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, dhe Liqeni Tonle Sap, ku jeta është e thjeshtë dhe e
ngadalshme, me njerëzit që jetojnë në ujë, pranë natyrës. Sot, do të udhëtoni 20-25 minuta
në drejtim të jugut të Siem Reap, duke kaluar nëpër rrugë panoramike, deri në fshatin e
lundrueshëm Chong Kneas, në liqenin e madh Tonle Sap, liqeni më i madh i ujrave të ëmbla
në Azinë Juglindore. Do të bëni një ndalesë gjatë rrugës për të kapur pamjet e qeta të
fshatit ose për t’u lidhur me vendasit për të mësuar më shumë rreth stilit të jetesës rurale.
Më pas, do të hipni në një barkë tradicionale druri dhe do të nisesh në një udhëtim relaksues
dhe të thelluar nëpër fshatrat lundruese, ku jetojnë dhe punojnë më shumë se një mijë
familje. Vëzhgoni shkollat, tregjet, stacionet e policisë dhe mënyrën tradicionale të jetesës.
Për banorët e këtij fshati, jeta në ujë është kultura më e madhe tradicionale që duhet ruajtur
para zhvillimit të shpejtë të shoqërisë moderne.
Më pas, do të ktheheni në qytet dhe do të kaloni vizitën te Artisans Angkor, një biznes social
kamboxhian që është zhvilluar fillimisht nga besimi ambicioz se është e mundur të ringjallen
artet dhe zanatet e lashta kamboxhiane, duke ofruar trajnim në aftësitë e artizanatit
tradicional për të rinjtë e papërgatitur nga fshatrat dhe duke i ndihmuar ata të gjejnë punë
pranë fshatit të tyre. Do të njiheni me artizanatet tradicionale kamboxhiane, duke vëzhguar
artizanët gjatë punës, duke ushtruar teknikat e lashta dhe të detajuara të gdhendjes në gur
dhe dru, lyerjes, mbushjes me argjend dhe pikturës me mëndafsh. Është e mundur të
bisedoni me artizanët përmes udhërrëfyesit tuaj për të kuptuar më shumë rreth historikut
të tyre dhe si ky trajnim u jep mundësi për të nisur një jetë të re.
Siufoi si pjesë e një tradite 3000-vjeçare, ushqimi Khmer është një nga kuzhinat më të
vjetra në botë, duke përfshirë një gamë ushqimesh me oriz që serviren në mënyrë
komunale për t’u shijuar së bashku nga familja. Ushqimi i rrugës në Siem Reap gjithashtu
është i ndikuar nga kulturat gastronomike fqinje, si ajo Tajlandeze, Vietnameze dhe
Kineze, duke krijuar një stil unik dhe të veçantë në aspektin e mënyrës së paraqitjes së
gatimeve, mënyrës së ngrënies, përbërësve dhe shijeve.
Në këtë mbrëmje, do të shijoni një tur privat të ushqimeve të rrugës me një guide lokale
të ushqimeve për të marrë njohuri interesante rreth kuzhinës Khmer. Udhëtimi me tuk tuk
do t’ju çojë në pjesët më të qeta të qytetit, ku mund të perjetoni kënaqësitë e veçanta
sensoriale të jetës së natës lokale. Do të shëtisni nëpër rrugicat dhe rrugët anësore rreth
zonës së tregut të vjetër për të shijuar ushqimet kamboxhiane të vërteta, të zgjedhura
me kujdes për pastrimin dhe standardet, ashtu siç bëjnë vendasit, duke përfshirë
gaforret, merimangat, karakatës dhe kriketët.
Do të konsumoni darkë në një restorant lokal.
Shënim: Tregu i natës është i mbushur me vendasit. Është një përzierje tingujsh dhe
aromash të ushqimeve lokale. Nëse e ndieni këtë si shqetësim, ju lutemi informoni guiden
dhe ne do t’ju ofrojmë një mundësi alternative .
Fjetja ne në Siem Reap.
Siem Reap – Kthimi (Mengjes) (24 maj)
Mengjesi ne hotel.
Bëni check-out nga hoteli juaj dhe transferta nga Siem Reap në aeroport për të kapur
fluturimin tuaj ndërkombëtar.
— Fundi I sherbimit tone —
Në pagesë përfshihen
- Fluturimi Vajtje /Ardhje me bagazhe te perfshira
- Fluturimi Ho Chi Minh City – Danang
- Fluturimi Danang – Siam Reap
- Viza e Vietnamit dhe e Kamboxhias
- 9 netë akomodim ne hotele 4* me mengjes
- Vaktet (dreka dhe darka) qe jane te permendura ne program
- Transferta aeroport – hotel – aeroport
- Transfertat e brendshme sipas programit
- Shërbimi i guidës lokale në anglisht
- Shoqërues nga agjensia gjatë gjithë udhëtimit
- Biletat e hyrjeve në monumentet e përmendura në program
Në pagesë nuk përfshihen
- Shpenzime personale
- Bakshishet për Guidën dhe Shoferin
- Vaktet të cilat nuk përmenden në program
- Gjithcka qe nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet”
Lokacioni
Çmimi për person nis nga:
2850 €